BDI e bashkuar rreth frontit për Europë

Pas përfundimit të mbledhjes së BDI-së që u mbajt në Tetovë, Ali Ahmeti para mediave ka deklaruar se tema ka qenë fronti për Europë...

Tërmeti që tronditi Italinë/ Banorët të tmerruar: Lëvizte pallati

Frikë e madhe mëngjesin e kësaj të mërkure në rajonin e Ankonës në Itali.

Lëkundja e fortë e tokës me magnitudë 5.7 ballë me epiqëndër në Marche, Pesaro në orën 07:07 ka tmerruar banorët.

Kryebashkiaku i Pesaros shprehu frikën e tij nga pasojat e këtij tërmeti të fortë.

“Po kryejmë kontrolle, shumë njerëz janë në rrugë dhe për momentin nuk ka dëme të konsiderueshme por po bëjmë të gjitha kontrollet e mundshme në të gjithë ndërtesat, sepse goditja ishte e fortë dhe prandaj kemi frikë nga pasojat”.

 

Banorët në Fano, zonë në qëndër të tërmetit treguan përjetimet e para të frikës së madhe nga lëkundja e parë e fortë.

“Dritat e rrugëve të ndriçimit publik lëkundeshin si thupra, gjithçka dridhej fort, një ndjesi e tmerrshme dhe njerëzit u derdhën në rrugë”. Kështu ka thënë një banor i Fanos (Pesaro Urbino) menjëherë pas lëkundjeve.

Në Palazzo delle Marche, selia e Asamblesë Legjislative, disa pjesë suvaje ranë në zyra, ndërsa stafi i Këshillit të Qarkut Marche u lajmërua të qëndronte në shtëpi.

Edhe në Rimini tronditja u ndje qartë: zgjati rreth dhjetë sekonda, gjatë së cilës ndërtesat lëviznin ndërsa llambadarët lëkundeshin.

Trafiku hekurudhor u pezullua si masë paraprake dhe për kontrolle në linjën e Adriatikut, midis Rimini dhe Varano, në Ankona-Romë, midis Falconara dhe Jesi, dhe në Rimini-Ravena, midis Gatteo dhe Cesenatico.

E njëjta gjë ndodhi edhe me shkollat në disa lokalitete të Ankonës, sidomos në Pesaro./TGCOM

Latest Posts

Putin: Rusia do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se Moska ka arritur marrëveshje për të vendosur armë bërthamore taktike në territorin e aleates së ngushtë, Bjellorusisë,...

Uniformat e policisë në Maqedoni edhe në gjuhën shqipe, hyn në fuqi ligji

Hyn në fuqi Dekreti për uniformat dhe shenjat në uniformat e policisë, të cilën Qeveria e miratoi para një viti në bazë të Ligjit...

Ernesti së shpejti do bëj ‘boom’ në botën e grimit, ja si

Ai është një nga artistët e grimit, ndër më të njohurit në botë. Fjala është për shqiptarin Ernest.mua, i cili po krijon brendin e tij,...