Tetovari Valon Ethemi i pandalshëm – VIDEO nga supergoli i tij

Futbollisti 25 vjeçar i ekipit turk Istanbulspor-Alanyaspor, tetovari Valon Ethemi ka realizuar golin e nëntë sezonal në Turqi. Ai në minutën e 67-të u nis...

TË FUNDIT

Aksidenti i frikshëm në Itali, viktimat janë grup turistësh nga Ukraina

Në bordin e autobusit që u aksidentuar këtë të martë në Itali ishte një grup turistësh ukrainas. Mediat vendase shkruajnë se turistët po...

Akti terrorist në Ankara/ Turqia hakmerret ndaj PKK, shkatërron 16 objektiva në Irak

Forcat e armatosura turke kanë nisur sot sulme ajrore kundër pozicioneve të PKK-së në Irakun verior, duke shkatërruar 16 objektiva. Lajmi u njoftua nga Ministria...

Biden: Nuk do të ndryshojë axhendën pas zgjedhjeve të 8 nëntorit

Presidenti Joe Biden thotë se nuk planifikon të ndryshojë axhendën e tij pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit që u mbajtën të martën më 8 nëntor. Komentet e presidentit amerikan u bënë ndërsa republikanët janë në prag të marrjes së kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa kontrolli i Senatit vazhdon të jetë ende i papërcaktuar. Presidenti amerikan gjithashtu foli për paralajmërimin për tërheqjen e trupave ruse nga qyteti ukrainas, Kherson duke thënë se kjo dëshmon se agresioni rus po përballet me probleme.

 

 

Ndërsa gara për Senatin vazhdon të jetë e hapur dhe Dhoma e Përfaqësuesve ka mundësi të kontrollohet nga republikanët, Presidenti Joe Biden thotë se nuk ka në plan të ndryshoj axhendën e tij.

 

 

“Unë nuk do ta ndryshoj drejtimin. E kam thënë që kam garuar për president për tri arsye: t’i rikthejmë shpirtin vendit, të fillojmë ta trajtojmë njëri-tjetrin me mirësjellje, nder dhe integritet. Kjo ka filluar të ndodhë. E dyta, unë dua të ndërtoj një vend nga poshtë lart. Nuk dua të ndihmojë fillimisht të pasurit dhe vetëm të shpresojmë që në të ardhmen kjo të ketë mundësi të ndikojë pozitivisht tek më të varfërit. Arsyeja e tretë, dhe e di që kjo gjë është e vështirë, por unë do të bëjë gjithçka në fuqinë time për të siguruar ribashkimin e vendit. Është e vështirë të konsiderosh veten si demokracia që udhëheqë botën, ndërsa vetë të mungon uniteti. Nga këto unë nuk do të heq dorë,” tha presidenti amerikan, Joe Biden.

 

 

Kontrolli i Kongresit do të jetë megjithatë faktor kyç në përcaktimin e të ardhmes së agjendës së presidentit Biden, ndërsa vendi po përballet me inflacionin rekord dhe shqetësimet për drejtimin që do të marrë. Një shumicë republikane në Dhomën e Përfaqësuesve ka të ngjarë të nxisë një sërë hetimesh për zotin Biden dhe familjen e tij.

 

 

Nëse republikanët marrin kontrollin edhe mbi Senatin, dhomën tjetër të Kongresit, kjo do të pengonte mundësinë që presidenti të bëjë emërime gjyqësore.

 

 

Presidenti gjithashtu iu përgjigj pyetjeve në lidhje me njoftimin e Rusisë për tërheqjen e trupave nga qyteti ukrainas i Khersonit.

 

 

“Kjo dëshmonpe ushtria ruse ka probleme reale. Nga ana tjetër kjo do t’u jap kohë palëve të rimendojnë pozicionet e tyre gjatë periudhës së dimrit. Mbetet për t’u parë nëse Ukraina është e gatshme apo jo për kompromis me Rusinë. Unë do të shkoj në takimin e 20 vendeve më të industrializuara. Jam njoftuar që presidenti Putin nuk ka gjasa të jetë atje, por udhëheqës të tjerë botërorë do të shkojnë në Indonezi dhe ne do të kemi një mundësi për të parë se cilët mund të jenë hapat e ardhshëm,” tha presidenti amerikan para gazetarëve.

 

 

Ushtria ruse njoftoi të mërkurën se do të tërhiqet nga Khersoni, por analistët paralajmërojnë se ky mund të ishte mashtrim për të joshur forcat ukrainase në kurth vdekjeprurës.

 

 

Nëse tërheqja nga Khersoni realizohet pa ndonjë kurth, kjo do të shënonte një nga dështimet më të mëdha të Rusisë në luftën 8-mujore në Ukrainë.

Latest Posts

Aksidenti i frikshëm në Itali, viktimat janë grup turistësh nga Ukraina

Në bordin e autobusit që u aksidentuar këtë të martë në Itali ishte një grup turistësh ukrainas. Mediat vendase shkruajnë se turistët po...

Akti terrorist në Ankara/ Turqia hakmerret ndaj PKK, shkatërron 16 objektiva në Irak

Forcat e armatosura turke kanë nisur sot sulme ajrore kundër pozicioneve të PKK-së në Irakun verior, duke shkatërruar 16 objektiva. Lajmi u njoftua nga Ministria...

Mos i humbisni

Skandaloze! “Kabineti i Bilall Kasamit” nis një emision… A po i keqpërdor paratë e komunës për propagandë politike të BESËS?

Gazetarja e njohur  ka paralajmëruar se do të nis një emision, Podcast me emrin PSE.  Siç shihet në videon që ka publikuar  shihet i...

Mesjavë me aromë Championsi, spikat Napoli vs Real dhe Dortmund-Milan

Champions League rikthehet te martën dhe të mërkurën në Tring me duelet e dyta të fazës së grupeve.   Të martën spikat në mënyrë të...

Kurti provon ushqimin e Mensës së Studentëve në Prishtinë

Duke qenë se Qendra e Studentëve do të mirëpres atletët dhe ekipet garuese të vendeve pjesëmarrëse në Lojërat Mesdhetare, kryeministri u zotua se do...

Ademi: Opozita shqiptare, me urdhër të VMRO-së mbron monopolin e kazinove dhe bastoreve

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi përmes një press-konference tha se ligjin për kazinotë po e bllokon opozita shqiptare kryesuar nga VMRO-DPMNE. Ademi...

Ademi: Opozita po mbron interesin e kazinove, tash e dy vite ka bllokuar ligjin për lojra të fatit

Koordinatori i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në konferencë për media ka deklaruar se opozita shqiptare është shndërruar në megafon të opozitës maqedonase,...