Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Deputeti i VV-së i quan opinione kërkesat insistuese të SHBA-së


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba i ka cilësuar si opinione kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës drejtuar Qeverisë sa i përket çështjes së targave.

Zyba thotë se të njëjtat nuk kanë qenë qëndrim politik, sepse po të ishte kërkesë ka një adresë ku do mund të dërgohej.

“Këto qëndrime nuk po them që kanë qenë kërkesa apo qëndrime politike, të paktën prej deklarimeve ose prej leximeve tona, kanë qenë si opinion ndoshta për të reflektuar te Qeveria, por kërkesa eksplicite nuk ka qenë. Për faktin që ka komunikim të drejtpërdrejt, unë i marr me rezervë secilin deklarim, sepse konsideroj se po të jetë kërkesë zyrtare dhe formale, ka adresë dhe ka kush e dëgjon dhe kush e zbaton më pas si kërkesë të tyre”, tha ai në Tëvë 1.

Më 28 tetor, Qeveria e Kosovës ka marrë masa të reja për qytetarët serbë pas mosndërrimit të targave në RKS. Sipas këtij vendimi filluar nga data 1 nëntor deri në datën 21 nëntor do të jetë masa e qortimit, pastaj nga 21 nëntori deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes. Nga 21 janari do të përdoren targa provuese për dy muaj të tjerë. Kurse pas 21 prillit nuk mund të ketë sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Kosovë.

Ky vendim është cilësuar si zhgënjyes nga SHBA dhe Bashkimi Evropian, që kanë kërkuar shtyrje 10 muajshe të zbatimit të vendimit për targat ilegale.

Latest Posts

Të paktën 6 të vrarë nga të shtënat në një shkollë në SHBA

Të paktën tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë private të krishterë në...

Aksident në aksin Berat-Dimal/ Përplasen dy makina, plagosen rëndë shoferët

Një aksident  ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në vendin e quajtur “Ura e Moravës”.   Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëra nga mjetet ka...