Eskobar: Qeveria e Maqedonisë së Veriut është një partner i mirë në zbatimin e agjendës së integrimit evropian të vendit

Maqedonia e Veriut ka bërë të gjitha reformat e nevojshme për të hapur derën e parë të BE-së, nd;rsa Qeveria ka kapacitete të bëjë...

“Paketa fiskale dhe buxheti 2023 rëndon mbi kurrizin e qytetarëve”/ Këlliçi: Pensionet dhe rrogat duhet të dyfishohen

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, nga Foltorja e Kuvendit ka deklaruar se paketa fiskale dhe buxheti i vitit 2023 rëndon mbi kurrizin e qytetarëve.

 

Sipas tij, ndonëse çmimet vijojnë të rriten, qeveria nuk po dyfishon pagat dhe pensionet.

 

“Pse anashkalohen propozimet e grupeve të interesit? Pse nuk dëgjohen ekspertët kur thonë që paketa fiskale e propozuar është jofunksionale. Ju i keni gati kartonët, nuk iu interesojnë diskutimet. Kryeministri ditën e djeshme iu drejtua opozitës me banalitet. Kjo shfaqje e djeshme ka një qëllim, transferimin e vëmendjes.

 

Prej vitit 2013 ju e rrëzuat parlamentarizmin shqiptar. kemi sot një kryeministër që është kampioni i banalitetit të vendit. Flet për dyfishim të buxhetit sepse janë dyfishuar çmimet. Pse nuk dyfishohen pagat dhe pensionet. Çmimet do të vazhdojnë të rriten, 3.2% më shumë kurse pensioni juaj qameti do të rritet me 1%.

 

Nuk ndodh në asnjë vend të Ballkanit që të krijohet një paketë e tillë penalitetesh që rëndon në kurriz të qytetarit”, tha Këlliçi.

Latest Posts

BE i bën presion Serbisë për sanksionet kundër Rusisë

Presioni i Bashkimit Evropian ndaj Serbisë është duke u rritur, për shkak të refuzimit të Beogradit për t’i mbështetur sanksionet ndaj Rusisë, thonë diplomatë evropianë. Nga...

Macron: Perëndimi duhet të shqyrtojë kërkesat e Rusisë për sigurinë, nëse Moska pranon të negociojë

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se Perëndimi duhet të shqyrtojë nevojën e Rusisë për garanci sigurie nëse Presidenti Vladimir Putin pranon të ulet në...