Agim Ademi e konfirmon: Kosovë-Izraeli, me praninë e publikut

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e planifikuar të zhvillohet më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohet me praninë e...

TË FUNDIT

Kaosi në Kuvend, Salianji: Rama i vuri flakën parlamentit, po funksionojnë në kushtet e një junte

Pasi buxheti u votua nen për nen në 8 minuta, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla mblli seancën plenare dhe tha se senca e radhës...

Të shtëna me armë pranë Universitetit të Nevadës në SHBA, raportohet për viktima

Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e mërkurë në Universitetin e Nevadës në Las Vegas, ku raportohet se ka patur disa persona...

Nga 14 deri më 22 nëntor, edicioni i katërt i “Ditëve të Alfabetit”

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, sivjet për të katërtin vit me radhë do të organizojë manifestimin kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit”, me sesione shkencore, promovime librash e ekspozitash me mjaft interes.

Siç bëjnë të ditur nga ITSHKSH-ja, tema qendrore e edicionit të sivjetmë është “Studimet albanologjike në gjuhën gjermane”, ku një sërë studiuesish të njohur të studimeve albanologjike, do të shtjellojnë temat e tyre prej 14 e deri më 22 nëntor 2022 në ITShKSh – Shkup.

Kështu, në ditën e parë të hapjes së edicionit më 14 nëntor 2022 prej ora 11, përpos fjalëve përshëndetëse, do të bëhet promovimi i pullës postale kushtuar 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, si dhe promovimi i botimit “Ditët e Alfabetit” – III.

“Më 15, 16 dhe 17 nëntor, temat e tyre të larmishme mbi studimet albanologjike në gjuhën gjermane do t’i shtjellojnë studiuesit e njohur nga mbarë hapësira kombëtare shqiptare, si: Anila Omari, Albert Riska, Teuta Arifi, Qemal Murati, Elda Gjana, Anton N. Berisha, Xhafer Beqiraj, Vilson Marku, Izer Maksuti, Ylber Sela, Mimoza Kore, Besnik Rameti, Emin Azemi, Sali Islami e të tjerë”, bëhet e ditur në kumtesën e ITSHKSH-së.

Më 21 nëntor prej ora 11, do të bëhet promovimi i librit të autorit Agim Vinca: “Saga e shkronjave shqipe (Kongresi i Manastirit: të thëna dhe të pathëna)”.

“Më 22 nëntor 2022, prej ora 10 do të mbahet akademia solemne, ekspozita “50 vjet drejtshkrim”, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, si dhe promovimi i librit të autorit Xhevat Lloshi: ‘E duam drejtshkrimin si gjithë Evropa’ .Po këtë ditë, do të mbahet edhe sesioni shkencor: ‘Një komb – një gjuhë’, një organizim i përbashkët mes ITShKSh-së, Akademisë së Studimeve Albanologjike të Shqipërisë dhe Institutit Albanologjik të Kosovës”, njoftojnë nga ITSHKSH.

Latest Posts

Kaosi në Kuvend, Salianji: Rama i vuri flakën parlamentit, po funksionojnë në kushtet e një junte

Pasi buxheti u votua nen për nen në 8 minuta, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla mblli seancën plenare dhe tha se senca e radhës...

Të shtëna me armë pranë Universitetit të Nevadës në SHBA, raportohet për viktima

Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e mërkurë në Universitetin e Nevadës në Las Vegas, ku raportohet se ka patur disa persona...

Mos i humbisni

Dosja e Prokurorisë: Liridona Ademaj u qëllua me armë nga afërsia

Detaje të reja po dalin rreth ngjarjes tragjike e cila ndodhi në orët e mbrëmjes së 29 nëntorit, datë kjo në të cilën u...

Në tubimin e partisë së Daçiqit në Bllacë këndohet “Vuçiq o p****”

Një video nga Bllaca ku Vuçiqi fyhet rëndë tronditi koalicionin dhjetëvjeçar PPS-PSS, socialistët kërkojnë falje për videon dhe thonë se janë partner besnik. A...

Spasovski: Vanja ka vdekur nga plaga me armë zjarri, janë gjetur dy armë në afërsi të Shkupit

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në një deklaratë të mbajtur mbrëmë në lidhje me pyetjen nëse Vanja, vajza 14-vjeçare, ka qenë e...

Moti i acartë shkakton 3 viktima në Gjermani

Prej disa ditësh Gjermani është “pushtuar” nga moti i acartë, dhe për pasojë tre persona kanë humbur jetën.   Gjithashtu prej 3 ditësh është i...