BDI dega Gositvar vazhdon me publikimin e borxheve në institucion e Pushtet Lokal në Gostivar. Dje e sot ka publikuar borxhet në NPK
Komunalec dhe NP Parkingjet dhe Gjelbërim.
“4.500.000 euro borxh i krijuar i N.P.K Komunalec – Gostivar. 3.300.000 euro borxh dhe 1.200.000 euro fatura të papaguara. Komuna e Gostivarit
dhe Ndërmarrjet Publike Komunale të zhytura në borxhe, investimet nuk duken askund”, akuzuan nga BDI e Gostivarit.
“65.000 euro borxhi i krijuar i N.P.K Parkingje dhe Gjelbërim – Gostivar.Punëtorët në mujin e tretë pa paga”, thonë nga BDI-Gostivar.