Edi Rama: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë më mirë se kurdoherë

Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë së cilës u dhanë porosi të qarta mbi bashkëpunimin...

Peci: Po ta dëgjonim Kryeminstrin Kurti, nuk do ishim çliruar dhe pavarësuar

Drejtori Ekzekutiv i KIPRED-it, Lulzim Peci, ka shkruar një status, ku ka numëruar dëmët që mund t’i pësojë Kosova nëse nuk kordinohet me ShBA.

Peci ka thënë se dënimi më i madh që mund ta marrë Kosova është nëse ShBA tërhiqet dhe nuk merret më me çështjet e saj.

Më tutje, ai ka shpjeguar qëndrimin e tij përmes rastit të humbjeve, siç thotë ai, që ka pësuar Kosova kur e ka kundërshtuar ratifikimin e Marrveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

“Shikojeni se çfarë i kemi bë vetës që nga kundërshtimi i demarkacionit me Malin e Zi deri me tani. Në vend se të ecim përpara, ne e zgjodhëm të bëjmë si te dojmë vetëm ne, dhe ja ku jemi, si vendi me i izoluar në Evropë. Mos të harrojmë se vet Presidenti Biden asokohe si nën-President i SHBA-ve personalisht është angazhuar që të mbledhim mend, por në me një krenari të injorantit vazhduam me tonën”, ka shkruar Peci.

Në fund, ai kritikon kryministrin Kurti dhe partinë e tij për qëndrimin e tyre kundër Marrëveshjes së Rambujes dhe Pakos së Ahtisarit.

“Plus ky argumenti se është kundërshtuar Rambujeja dhe plani i Ahtisarit që e solli pavarësinë e Kosovës, pasi është kërkuar me e mira, më se paku që mund të thuhet është infantil. Cilat kanë qenë alterativat e kundërshimit si të Rambujesë dhe Ahtisarit? Padyshim se ato do ishin mos- intërvenimi i NATO-ss dhe mospavarësimi i Kosovës”, ka shtuar ai.

Postimi i tij i plotë:

Denimin me te madh qe mundet me na be SHBA-ja eshte me na thene beni si te doni vet, dhe une po terhiqem!

Shikojeni se cfare i kemi be vetes qe nga kundershtimi i demarkacionit me Malin e Zi deri me tani. Ne vend se te ecim perpara, ne e zgjodhem te bejme si te dojme vetem ne, dhe ja ku jemi, si vendi me i izoluar ne Evrope. Mos te harrojme se vet Presidenti Biden asokohe si nen-President i SHBA-ve personalisht eshte angazhuar qe te mbledhim mend, por ne me nje krenari te injorantit vazhduam me tonen.

Plus ky argumenti se eshte kundershtuar Rambujeja dhe plani i Ahtisarit qe e solli pavaresine e Kosoves, pasi eshte kerkuar me e mira, me se paku qe mund te thuhet eshte infantil. Cilat kane qene alterativat e kundershimit si te Rambujese dhe Ahtisarit? Padyshim se ato do ishin mos- intervenimi i NATOs dhe mospavaresimi i Kosoves.

Deshira per te kerkuar me te miren e deshiruar por te pamundshme, qe nenkupton mos- kompromisin, ne marredheniet nderkombetare behet armiku me i madh i me te mires se mundshme!

Latest Posts

Akademi solemne për Ditën e Flamurit nesër në Shkup

Me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, nesër në Shkup organizohet Akademi solemne. Me këtë rast, nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar...

Kremlini mbron aleancën e sigurisë të udhëhequr nga Rusia

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha të dielën se përpjekjet për të shkatërruar një aleancë sigurie të udhëhequr nga Rusia kanë ekzistuar gjithmonë dhe...

Edi Rama: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë më mirë se kurdoherë

Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë së cilës u dhanë porosi të qarta mbi bashkëpunimin...