BDI e bashkuar rreth frontit për Europë

Pas përfundimit të mbledhjes së BDI-së që u mbajt në Tetovë, Ali Ahmeti para mediave ka deklaruar se tema ka qenë fronti për Europë...

Policia dhe transmetimet ukrainase kthehen në qytetin e Khersonit

Oficerët ukrainas të policisë dhe shërbimet televizive dhe radiofonike u kthyen të shtunën në qytetin jugor të Khersonit pas tërheqjes së trupave ruse, pjesë e përpjekjeve të shpejta por të kujdesshme për të rikthyer normalitetin në kryeqytetin e vetëm rajonal që ishte kapur nga forcat e Moskës para se të tërhiqeshin trupat ruse.

 

 

Ukrainasit anembanë vendit u zgjuan pas një nate festimesh entuziaste pasi Kremlini njoftoi se trupat ruse ishin tërhequr nga Khersoni në anën tjetër të lumit Dnieper. Ushtria ukrainase tha se po ndërmerrte “masat e stabilizimit” në zonat përreth qytetit.

 

 

 

Shefi i Policisë Kombëtare të Ukrainës, Ihor Klymenko, tha në një postim në Facebook të shtunën se rreth 200 oficerë ishin në shërbim në qytet, duke ngritur pika kontrolli dhe duke dokumentuar prova të krimeve të mundshme të luftës.

 

 

Ekipet e policisë po punonin gjithashtu për të identifikuar dhe neutralizuar municionet e pashpërthyera dhe një xhenier u plagos të shtunën teksa çminonte një ndërtesë administrative, tha zoti Klymenko.

 

 

Një këshilltar i kryebashkiakut të Khersonit tha se ndihmat humanitare dhe furnizimet kishin filluar të mbërrinin nga rajoni fqinj i Mykolaivit.

 

 

Duke folur në televizionin ukrainas, këshilltari Roman Holovnya e përshkroi situatën në qytet si “një katastrofë humanitare”. Ai tha se banorëve të mbetur u mungonte uji, ilaçet dhe ushqimi.

 

 

Megjithë përpjekjet për të rivendosur jetën normale civile, forcat ruse mbeten pranë.

 

 

Shtabi i Përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës tha se rusët po forconin linjat e tyre të betejës në bregun lindor të lumit pasi braktisën kryeqytetin. Rreth 70% e rajonit Kherson mbetet nën kontrollin rus.

Latest Posts

Putin: Rusia do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se Moska ka arritur marrëveshje për të vendosur armë bërthamore taktike në territorin e aleates së ngushtë, Bjellorusisë,...

Uniformat e policisë në Maqedoni edhe në gjuhën shqipe, hyn në fuqi ligji

Hyn në fuqi Dekreti për uniformat dhe shenjat në uniformat e policisë, të cilën Qeveria e miratoi para një viti në bazë të Ligjit...

Ernesti së shpejti do bëj ‘boom’ në botën e grimit, ja si

Ai është një nga artistët e grimit, ndër më të njohurit në botë. Fjala është për shqiptarin Ernest.mua, i cili po krijon brendin e tij,...