Gjendet një trup i pajetë në rrugën Shkup-Bllacë

Në rrugën magjistrale Shkup-Bllacë, rreth orës 11:30 (30.03.2023) është denoncuar se tek qarkorja në Vizbeg është gjetur një trup i pa jetë, pa kokë. Në...

Komuna e Prishtinës ndan 70 mijë euro për dekorimin e kryeqytetit – vendimi në dorë të Qeverisë


20 mijë euro më shumë se vitin e kaluar, Komuna e Prishtinës i ka buxhetuar për dekorimin e kryeqytetit për festat e fundivitit.

Nga 50 mijë sa ishin ndarë vitin 2021, tashmë janë paraparë 70 mijë euro për ndriçimin festiv të kryeqytetit.

Në përgjigjen e dhënë për Reporteri, Komuna thotë se janë ndarë deri në 70,000 euro buxhet për dekorim, por bazuar në vendimin e Qeverisë për masat detyruese për kursim të energjisë thuhet “të ndalohet i gjithë ndriçimi dekorativ në hapësira publike”.

“Komuna e Prishtinës ka ndarë buxhet deri në 70000 euro për dekorim të kryeqytetit për këtë vit, megjithatë bazuar në Vendimin e Qeverise me nr.28/96 për Masat detyruese për kursim të energjisë – në masat detyruese të ndriçimit publik të këtij Vendimi pika 2 thuhet: “Të ndalohet i gjithë ndriçimi dekorativ në hapësira publike”, tha Arlinda Kastrati nga Zyra për media në Komunën e Prishtinës.

Megjithashtë, nga Komuna bëjnë të ditur se janë në komunikim me Qeverinë lidhur me këtë çështje, dhe se ende nuk është vendosur nëse do të ndodh edhe këtë vit dekorimi i kryeqytetit.

“Komuna e Prishtinës është në komunikim të vazhdueshëm me nivelin qendror për shqyrtimin e kësaj pike, në momentin që merret një vendim në koordinim me nivelin qendror, do të ju njoftojmë me kohë”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Prishtinës.

Latest Posts

Atanasoski: Qëndrimi i VMRO-së kundër ndryshimeve kushtetuese, kundërshtim i politikës perëndimore të Maqedonisë së Veriut

Kundërshtimi i ndryshimeve kushtetuese, nga koalicioni VMRO-DPMNE – ‘Levica’, i dy partive parlamentare që kundërshtojnë përfshirjen e bullgarëve në Preambulë, si dispozitë e të...

Ky është Refki “Papiqulo”, pronari i BMW-së së famshme dhe me 225 gjoba në sirtar

Ky është personi më i famshëm aktualisht në Prishtinë, së fundmi i njohur me nofkën “Papi Chulo”, Refki Hajzeri. 34-vjeçari prej kohësh me veturën e...

Gjendet një trup i pajetë në rrugën Shkup-Bllacë

Në rrugën magjistrale Shkup-Bllacë, rreth orës 11:30 (30.03.2023) është denoncuar se tek qarkorja në Vizbeg është gjetur një trup i pa jetë, pa kokë. Në...