Saraçini: Përveç ndryshimeve kushtetuese, nevojitet edhe luftë më efikase kundër korrupsionit

Koalicioni qeveritar ndodhet para dy sfidave, të pengojë zgjerimin e ndikimit rus në Maqedoninë e Veriut dhe të bindë opozitën për të votuar ndryshimet...

Kurti në Forumin e Vjenës: Kosova renditet e para në rajon dhe e dyta në botë për sundim të ligjit, ka edhe rritjen ekonomike


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, aty ku po diskutohet për sigurimin e zhvillimit ekonomik rajonal në një mjedis të pasigurt dhe se si të menaxhohen sfidat nën presionin e realitetit.

Kurti në këtë forum tha se rritja ekonomike në Evropën Juglindore mund të arrihet me demokratizimin e qeverive dhe vlerave.

“Më parë duhet të bashkëpunojmë për atë çka kemi të përbashkët sesa për ndryshimet tona, për stabilitetin institucional, përmes vlerave demokratike dhe institucionale… Rritja ekonomike në Evropën Juglindore mund të arrihet me demokratizimin e qeverive dhe vlerave. Qeveria e Kosovës është duke planifikuar 4.5 miliardë investime në energji të pastër në Kosovë”, ka thënë Kurti në këtë forum.

Ai foli për të arriturat e Kosovës duke theksuar renditjen e vendit si e para në rajon dhe e dyta në botë për sundim të ligjit, si dhe për rritjen ekonomike.

“Jemi të parët në rajon dhe të dytët në botë sa i përket sundimit të ligjit, Kosova është ngritur 17 vende më lart, sipas Worldpress Index. Ta bëjë edhe më të prekshëm këtë koment, ekonomia jonë në rritje është 10.7 për qind që është më e madhja në rajon dhe më e madhja në Kosovë që nga pas lufta”, ka shtuar Kurti.

Ai tha se Kosova ka 4 për qind rritje në GDP dhe 88 ngritje të eksportit, ndërkaq deficiti eksport-import, sipas tij, është 1 me 9.

“Shumë është bërë dhe shumë mbetet të bëhet”, ka shtuar ai.

Ai foli edhe për subvencionimet për studentët, pensionistët, sektorin publik e atë privat.

“Kemi bërë pako për ata që kursejnë energji që kursejnë 100 kilovat orë, nga viti i kaluar, ne japim subvencion 200 kilovat. kemi bërë subvencionim për pensionistët, studentët e ndërmarrësit, sektorin publik dhe atë privat. Kemi mbajtur premtimin që studentët të mos paguajnë për studimet e tyre”, ka thënë ai.

“Sa i përket energjisë së ripërtritshme, është të vazhdojmë me dekarbnonizimin,, kemi strategji shumë ambicioze. Nga viti tjetër do të vazhdojmë në projektet në ndërtime të energjisë së ripërtritshme. Do të bëhet zhvillim në kapacitetin e baterive si dhe zhvillimin e forcës së punës”, ka shtuar ai.

Latest Posts

Pritja për presidentin austriak, Grubi: Përkrahja në procesin e integrimit europian ka qenë gjithnjë e fuqishme

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, shoqëruar nga kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski si dhe ministra të tjerë kanë pritur në takim presidentin austriak Alexander...

Kërcet arma në Kavajë/ Humbin jetën dy persona (EMRAT)

Dy persona kanë humbur jetën në Kavajë pas përplasjes me njëri-tjetrin në ambientet e një lokali.   Edmond Gosa nga Kavaja ka qëlluar me armë...

Parandalohet sulmi terrorist në Greqi/ Policia arreston dy pakistanezë

Një sulm terrorist është shmangur në shtetin fqinj, Greqinë.   Policia e antiterrorit ka vënë në pranga dy shtetas pakistanezë, të cilët janë vënë nën...