Kryeparlamentari Xhaferi priti në takim ministrin malazez, Fatmir Gjeka

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot e priti ministrin e Malit të Zi për të Drejtat e Njeriut...

Ministri Besimi zbulon marrëveshjet e nënshkruara mes RMV-së dhe Shqipërisë në sferën e financave

Ministri i Financave, Fatmir Besimi ka zbuluar një pjesë të vendimeve që u nënshkruan sot në seancën e përbashkët të dy vendeve, Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Besimi ka thënë se mbledhja është hap konkret për avancimin e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve dhe rritjen e kapaciteteve ekonomike

“Në kuadër të mbledhjes së përbashkët qeveritare, me ministren e Financave dhe Ekonomisë së Republikës së Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, nënshkruajmë memorandum bashkëpunimi në fushën e financave publike dhe në procesin e aderimit në Bashkimin Evropian si dhe dy protokolle për kontroll të përbashkët doganor në vendkalimin kufitar Qafë Thanë dhe njohje të përbashkët të operatorëve ekonomikë të autorizuar”, ka shkruar Besimi.

Ai ka shtuar se nënshkrimi i këtyre dokumenteve në kuadër të mbledhjes së përbashkët do të kontribuojë në rritjen e shkëmbimit tregtar.

“Avancimin e bashkëpunimit në fushën e financave publike dhe procesin e aderimit në BE, e në këtë mënyrë edhe në rritjen ekonomike të dy vendeve”, ka përfunduar Besimi.

Latest Posts

“Opozita rrezikon të humbasë Bashkinë e Tiranës”/ Korreshi tregon arsyen, ja pse po i largohen kandidatët Alibeajt

Demokratët në zgjedhjet vendore të 14 majit do të jenë të ndarë në dy grupe, ku në një pjesë të bashkive do u kërkohet...

Kryetari Ahmeti takohet me Bruno Ceka: Mërgata është pjesë e pandarë e sukseseve dhe sfidave tona

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në takim ambasadorin e kombit, Bruno Ceka. Ahmeti, përmes një statusi në rrjetin social...

Vlora dhe Kaltrina Neziri shfaqen sukseshëm në “Javen e Modës në Paris”

Dizenjatoret Vlora dhe Kaltrina Neziri, kanë shënuar një tjetër sukses në fushën e modës, duke u prezantuar denjësisht në një nga eventet më të...