BDI e bashkuar rreth frontit për Europë

Pas përfundimit të mbledhjes së BDI-së që u mbajt në Tetovë, Ali Ahmeti para mediave ka deklaruar se tema ka qenë fronti për Europë...

Rama: Bashkimi bën fuqinë, e ardhmja është kërcënuese, s’kemi pse merremi me të shkuarën

Kryeministri Edi Rama duke folur në një konferencë për shtyp me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski u shpreh se e shkuara duhet lënë pas pasi përpara është një e ardhme kërcënuese, të cilës i duhet bërë ballë. Ndërsa Kovaçevski u shpreh se më përpara nuk mendohej të kishte një miqësi mes vendeve në Ballkan ndërsa sot u deshmua krejt e kundërta. Ai tha se popujt mes njëri-tjetrit janë vëllezër dhe sipas tij është politika ajo që i ka ndarë.

Pyetja: Me cilat projekte do aplikoni dhe cili është qëndrimi juaj për Serbinë dhe për Kosovën?

Rama: Dëshmua se përmes një bashkëpunimi të përbashkët mund të tejkalohen. Nuk ishte konfirmim më të madh se kur në vende kishte ndalim për eksportim, kur Serbia ngriti atë të prodhimit, kurse ne lejuam që të eksportohej vaji për Serbinë. Ishte një thirrje telefonike nga unë.

Kovaçevski: Deri para 30 vitesh në këtë rajon, nuk ishte ajo e miqësisë siç e kemi sot, kur shkojmë në Bruksel dhe themi rëndësinë e korridorir 8 e më tutje, atëherë të gfjithë do kuoptojnë se cfarë rëndësie ka. Me vjen mirë ajo që u firmos në Berlin. Nga Serbia, atje nuk ka kufinj. Ato që kanë mbetur janë kufinjtë në Ballkan, mes Maqedonisë dhe Kosovës. Nuk kemi nevojë për kufinj, e dëshmuam me Ramën, nuk kemi nevojë, pasi këto popuj janë vëllezër që politika i ka bërë që të mos jetojnë mirë mes vetes.

Rama: Nuk dua të përsëris atë që u tha. Dua të shtoj lidhur me energjinë e kemi vendosur kokëfortësisht që të mos e prekim çmimin për familjarët dhe biznesin e vogël. Kjo ka një kosto të lartë por jemi të vendosur që ta përballojmë këtë kosto. Duke mos lejuar që kjo armë e krijuar nga Putin, të stresojë qytetarët e të jetë e neutralizuar. Kemi një sërë partneritetesh. Çdo ditë e më shumë bashkimi bën fuqi. E ardhmja është kërcënuese nëse nuk jemi të përgatitur për të. Kemi hyrë në një rrezik global dhe kjo përballohet duke krijuar sa më shumë sinergji.

Latest Posts

Putin: Rusia do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se Moska ka arritur marrëveshje për të vendosur armë bërthamore taktike në territorin e aleates së ngushtë, Bjellorusisë,...

Uniformat e policisë në Maqedoni edhe në gjuhën shqipe, hyn në fuqi ligji

Hyn në fuqi Dekreti për uniformat dhe shenjat në uniformat e policisë, të cilën Qeveria e miratoi para një viti në bazë të Ligjit...

Ernesti së shpejti do bëj ‘boom’ në botën e grimit, ja si

Ai është një nga artistët e grimit, ndër më të njohurit në botë. Fjala është për shqiptarin Ernest.mua, i cili po krijon brendin e tij,...