Osmani: Maqedonia e Veriut nuk do t’i vendosë viza Kosovës

"Maqedonia e Veriut nuk do t’i vendosë viza Kosovës", kështu deklaroi sot ministri i Punëve të Jashmte, Bujar Osmani. Osmani tha se bëhet fjalë...

Ramush Haradinaj dyshon se Kurti ka një skenar për të ndarë Kosovën


Haradinaj: Duket sikur Kurti ka një skenar për të ndarë Kosovën.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka vazhduar me kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Haradinaj në RTV Dukagjini ka thënë se Kurti ka vënë në siklet marinsat amerikan që shërbejnë në veri të Kosovës.

Ai thotë se kryeministri ka prerë në besë SHBA-në në lidhje me vendimin për targat e makinave.

“Kjo që po ndodh me targat po të kishte ndodhur në koordinim me Amerikën do të kishim folur për atdhedashuri. Por veprimi i pambuluar nga Kurti, po e qon vendin në një drejtim tjetër duke rrezikuar një pjesë të vendit. Dyshimet janë tani, a mos Kurti ka skenar për të ndarë Kosovën. Pra duket sikurse një skenarë i qëllimshëm për të ndarë Kosovën”.

Haradinaj thotë se Kurti ka refuzuar edhe gazin amerikanë dhe investimet tjera që lidhen me shfrytëzimin e qymyrit.

Ish-kryeministri thotë se integrimi i serbëve në veri ka qenë investim i madh i amerikanëve.

“Ne nuk e kemi fuqinë e ligjit në veri. Është dashur të zbatohet ajo që njihet si “soft power”. Veprimet e pakoordinuara me SHBA-në u ka dhënë serbëve një justifikim për t’u larguar nga institucionet”, deklaroi më tej Haradinaj.

Latest Posts

Tërmet në Itali, ja ku ishte epiqëndra

Tërmeti me magnitudë 4.1 e kishte epiqendrën 4 km në juglindje të Mazzarone, në provincën e Katanias.   Lekundja e tokes e kishte epiqendren ne një...

Këshilltari i DASH: Zgjedhjet në veri të Kosovës duhet të shtyhen

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i tha Zërit të Amerikës se zgjedhjet për kryetarë të komunave në veri të Kosovës, duhet...

Botërori 2022, çmime të larta për biletat në tregun e zi

Disa tifozë që kanë shkuar në Katar për të mbështetur ekipet e vendeve të tyre që po marrin pjesë në Kampionatin Botëror të futbollit,...