Eskobar: Qeveria e Maqedonisë së Veriut është një partner i mirë në zbatimin e agjendës së integrimit evropian të vendit

Maqedonia e Veriut ka bërë të gjitha reformat e nevojshme për të hapur derën e parë të BE-së, nd;rsa Qeveria ka kapacitete të bëjë...

Xhavit Haliti thotë se ditën kur të fillojnë gjobat, në veri do t’u vihet flaka institucioneve të Kosovës.


Haliti: Ditën kur të fillojnë gjobat, në veri do t’u vihet flaka institucioneve të Kosovës.

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka deklaruar se rreziku për eskalim të situatës në Veri është i madh.

Ai ka thënë se kur te vjen koha për shqiptim të gjobave, do të digjen institucionet e Kosovës në veri si kundërpërgjigje nga serbët

Tutje Haliti thekson se serbët në veri do t’iu vënë flak pikave kufitare, doganave e objekteve tjera.

“Ditën kur të fillojnë gjobat, ata kanë një projekt të tyre si përgjigje. Rreziku për mua është se do të digjen institucionet e Kosovës. Do t’u vie flaka ndërtesave të doganës, policisë, gjykatës e komunave”, tha ai për ATV.

Sipas tij, beteja e Serbisë është më i bind Bashkimin Evropian se Kosova është kundër qytetarëve serb në veri.

“Beteja e Serbisë është me BE me bind atë se institucionet e shtetit të Kosovës janë kundër serbëve, nuk pranojnë asnjë sugjerim të bashkësisë ndërkombëtare dhe pastaj mund të veprojnë në variantin e tyre”, u shpeh Haliti.

Latest Posts

BE i bën presion Serbisë për sanksionet kundër Rusisë

Presioni i Bashkimit Evropian ndaj Serbisë është duke u rritur, për shkak të refuzimit të Beogradit për t’i mbështetur sanksionet ndaj Rusisë, thonë diplomatë evropianë. Nga...

Macron: Perëndimi duhet të shqyrtojë kërkesat e Rusisë për sigurinë, nëse Moska pranon të negociojë

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se Perëndimi duhet të shqyrtojë nevojën e Rusisë për garanci sigurie nëse Presidenti Vladimir Putin pranon të ulet në...