Kryetari Ahmeti takohet me Bruno Ceka: Mërgata është pjesë e pandarë e sukseseve dhe sfidave tona

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në takim ambasadorin e kombit, Bruno Ceka. Ahmeti, përmes një statusi në rrjetin social...

Inflacioni në nivelin më të lartë të 41 viteve të fundit në Britaninë e Madhe

Sipas të dhënave të publikuara sot, norma vjetore e inflacionit të konsumatorit në Britaninë e Madhe përgjatë muajit tetor arriti në nivelin më të lartë në 41 vitet e fundit, që është mbi pritshmëritë e tregut, kryesisht për shkak të rritjes së kostove të gazit dhe energjisë elektrike.

 

 

”Çmimi i konsumit është rritur me 11,1 për qind në bazë vjetore në tetor, nga një rritje prej 10,1 për qind në shtator”, sipas të dhënave të Zyrës për Statistikat Kombëtare (ONS).

 

 

Shifra ishte shumë mbi objektivin e Bankës së Anglisë prej 2,0 për qind dhe parashikimin e saj maksimal prej 10,9 për qind.

 

 

Çmimet e gazit dhe energjisë elektrike u rritën me 128,9 për qind, treguan të dhënat.

 

 

“Kontributi i dytë më i madh i rritjes që çoi në ndryshim erdhi nga rritja e çmimeve të ushqimeve, ndërsa transporti dha kontributin më të madh në rënien kompensuese”, thuhet në deklaratën e ONS-së.

 

 

Inflacioni bazë vjetor, duke përjashtuar energjinë, ushqimin, alkoolin dhe duhanin, u rrit në 6,5 për qind në tetor, përsëri në nivelin më të lartë historik.

Latest Posts

Gjendet një trup i pajetë në rrugën Shkup-Bllacë

Në rrugën magjistrale Shkup-Bllacë, rreth orës 11:30 (30.03.2023) është denoncuar se tek qarkorja në Vizbeg është gjetur një trup i pa jetë, pa kokë. Në...

Turqia ratifikon aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO

Finlanda do të bëhet anëtarja më e re e NATO-s, pasi Parlamenti i Turqisë, ka votuar për të ratifikuar anëtarësimin e saj në aleancën...

SHBA sanksionon një sllovak, dyshohet se ndihmoi Rusinë të blejë armë nga Koreja e Veriut

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj një sllovaku, nën dyshimet se ka punuar për Rusinë, në përpjekjet e Moskës për të blerë armë...