Gjendet një trup i pajetë në rrugën Shkup-Bllacë

Në rrugën magjistrale Shkup-Bllacë, rreth orës 11:30 (30.03.2023) është denoncuar se tek qarkorja në Vizbeg është gjetur një trup i pa jetë, pa kokë. Në...

Përsëriten raportimet për bomba në shkollat e Shkupit

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), kanë njoftuar se sot shtatë shkolla në Shkup, përsëri janë kërcënuar me bombë përmes adresave elektronike.

Policia njoftoi për mediat se po merren masa për evakuim të sigurt dhe kontrolle antiterror.

“Në orën 09:30 në SPB Shkup është raportuar se në adresën elektronike të shtatë shkollave në Shkup është dërguar kërcënim me eksploziv. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, punonjësit e policisë po marrin masa për evakuim të sigurt dhe janë duke vazhduar kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, dje në një intervistë për MIA-n, i pyetur nëse ka ndonjë simbolikë që kërcënimet me bombë ndodhin vetëm të mërkurën, të enjten dhe të premten, ai tha se nuk ndodhin vetëm në tri ditët e fundit të javës së punës, por që ato ndodhin kur mësimdhënia ndjek të njëjtin turn me të njëjtin staf mësimor.

Sipas tij, qëllimi i raportimeve për bombat e rreme që ndodhën javët e kaluara në disa shkolla të mesme të Shkupit është të ndikohet në situatën politike në vend, në kapacitetin e institucioneve dhe të qytetarëve duke shkaktuar ankth dhe pasiguri.

Ai theksoi në intervistë se për çdo raportim të tillë ka protokolle, të cilat duhet të respektohen pavarësisht shkallës së probabilitetit për vendosjen e bombave, që sigurisht harxhon shumë forcë dhe energji, por thekson se policia është absolutisht e gatshme me gjithë potencialin dhe kapacitetin e tyre dhe për shkak se më shumë sektorë janë të përfshirë në të gjithë këtë proces.

Latest Posts

Atanasoski: Qëndrimi i VMRO-së kundër ndryshimeve kushtetuese, kundërshtim i politikës perëndimore të Maqedonisë së Veriut

Kundërshtimi i ndryshimeve kushtetuese, nga koalicioni VMRO-DPMNE – ‘Levica’, i dy partive parlamentare që kundërshtojnë përfshirjen e bullgarëve në Preambulë, si dispozitë e të...

Ky është Refki “Papiqulo”, pronari i BMW-së së famshme dhe me 225 gjoba në sirtar

Ky është personi më i famshëm aktualisht në Prishtinë, së fundmi i njohur me nofkën “Papi Chulo”, Refki Hajzeri. 34-vjeçari prej kohësh me veturën e...

Gjendet një trup i pajetë në rrugën Shkup-Bllacë

Në rrugën magjistrale Shkup-Bllacë, rreth orës 11:30 (30.03.2023) është denoncuar se tek qarkorja në Vizbeg është gjetur një trup i pa jetë, pa kokë. Në...