Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Xhaferi: Zbardhet dhuna në Kumanovë, dhunuesit janë privuar nga liria

Kryeshefi i SPB të Kumanovës , Sevdail Xhaferi përmes një postimi në profilin e tij ka njoftuar që MPB ka zbardhur rastin e dhunës të ndodhur më 14 nëntor në Kumanovë

Më datën 15.11.2022 në Kumanovë, nëpunës policorë të SPB Kumanovë i kanë privuar nga liria R.I. (18), F.A.(19), A.D.(20), K.G.(18. A.T. (18) A.V.(18), A.S.(20), A.B. (23) dhe l.S. (19), të gjithë nga Kumanova dhe nga rrethina e Kumanovës, kurse në bisedë zyrtare janë ftuar edhe tre persona të mitur nga Kumanova.
Ata dyshohen se më datën 14.11.2022 në rrugën “Karl Marks” në Kumanovë me mjete të forta ia kanë dëmtuar automjetin e B.SH.(20) nga Kumanova, pas së cilës ai në përpjekje për të ikur ka shkaktuar aksident trafiku duke goditur në automjet të parkuar.
Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër të gjithë personave të involvuar do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

Pas ndërmarrjes së masave është konstatuar se bëhet fjalë për mosmarrëveshje pa asnjë element ndëretnik. SPB Kumanovë apelon deri te mediumet për informim profesional dhe të saktë pa spekulime rreth arsyeve për incidentin.

Latest Posts

Të paktën 6 të vrarë nga të shtënat në një shkollë në SHBA

Të paktën tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë private të krishterë në...

Aksident në aksin Berat-Dimal/ Përplasen dy makina, plagosen rëndë shoferët

Një aksident  ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në vendin e quajtur “Ura e Moravës”.   Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëra nga mjetet ka...

Panariti: Mbështetja për bujqësinë, shumë më pak se Kosova e Maqedonia e Veriut

Ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka deklaruar se mbështetja në bujqësi në vendin tonë është shumë herë më e ulët se në...