Të shprehurit më mirë në gjuhë të huaja sesa në gjuhën amtare po shqetëson mësimdhënësit në shkolla

Të shprehurit më mirë në gjuhë të huaja sesa në gjuhën amtare po shqetëson mësimdhënësit në shkolla. Mexhait Ameti, mësues i gjuhë angleze tha...

Britania e Madhe planifikon rritje taksash dhe shkurtime të shpenzimeve

Britania e Madhe përballet me rënien e saj më të madhe të standardeve të jetesës, pasi rritja e kostos së jetesës zvogëlon pagat e njerëzve.

 

 

Sipas parashikimeve të qeverisë britanike të ardhurat e familjeve – pasi të merren parasysh çmimet në rritje – do të bien me 7 për qind në vitet e ardhshme.

 

 

Gjithashtu pritet që numri i njerëzve që janë të papunë të rritet me më shumë se 500.000.

 

 

Kjo erdhi pasi kancelari Jeremy Hunt tha se Mbretëria e Bashkuar ishte tashmë në recesion dhe do të tkurrej më tej vitin e ardhshëm.

 

 

Jeremy Hunt tha se Deklarata e tij e Vjeshtës – e cila zbuloi 55 miliardë paund rritje taksash dhe shkurtime shpenzimesh – do të çonte në një “rënie më të cekët” me më pak vende pune të humbura.

 

 

Ministri i Financave të Britanisë së Madhe ka publikuar një paketë që parashikon rritje të taksave dhe shkurtim të shpenzimeve, në përpjekje për të rimëkëmbur ekonominë e rrënuar të vendit.

 

 

Kancelari Jeremy Hunt u zotua se do të mbrojë shërbimet e rëndësishme publike, por paralajmëroi se kohë të vështira presin Mbretërinë.

 

 

 

“Përballë vështirësive të paprecedenta, familjet, pensionistët, bizneset, mësuesit, infermierët dhe shumë të tjerë janë të shqetësuar për të ardhmen. Ndaj po prezantojmë një plan për të frenuar koston e lartë të jetesës dhe për të rindërtuar ekonominë tonë”, tha Hunt.

 

 

 

Ndërsa shumë ekonomi evropiane po luftojnë me inflacionin e lartë, analistët thanë për Euronews se Brexit e ka bërë situatën më të vështirë për Britaninë.

 

 

 

“Shumë vende kanë një kanal tregtar përmes të cilit mund të zëvendësojnë partnerët e ndryshëm dhe të vënë nën kontroll presionet inflacioniste. Nuk ka dyshim që Britania ndodhet në telashe më të mëdha për shkak të Brexit”, u shpreh një prej tyre.

 

 

 

Rritja e kostove të energjisë po godet rëndë Britaninë, duke e çuar inflacionin mbi 11%. Buxheti i masave drastike vjen pas politikave të mëparshme radikale, që minuan besimin e tregjeve ndërkombëtare në ekonominë britanike.

Latest Posts

Rusia nuk i ndal bombardimet/ Rikthehet energjia elektrike në Kiev

Bombardimet ruse  vijojnë  në ditën e 277. Si pasojë e sulmeve të fundit në një qytet  në Ukrainën qendrore disa shtëpi dhe ndërtesa...

110 vjetori i pavarësisë/ Shqipëria dhe Kosova mblidhen në Kuvend të përbashkët

Shqipëria dhe Kosova kanë zhvilluar sot mbledhjen e parë të përbashkët mes tyre në Kuvend, me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë.   Mbledhja e...

Ukraina nis programin e ndihmës ushqimore për të marrë mbështetjen afrikane dhe aziatike

Ukraina ka njoftuar për nisjen e një programi ndërkombëtar ndihme të quajtur “Gruri nga Ukraina”, një iniciativë kjo për të fituar mbështetjen e...