Ky ishte reagimi i Messit kur u provokua me fanellë të Ronaldos

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë rivalët më të mëdhenj të futbollit tash e gati dy dekada. Duke e pasur parasysh këtë fakt, disa tifozë...

TË FUNDIT

Mariçiq: Nacionalizmi së bashku me dezinformatat janë sëmundjet më të rënda të demokracisë

Maqedonia e Veriut është projektuar të jetë model i suksesshëm multietnik. Prandaj është e rëndësishme që atë model ta mbrojmë në mënyrë të duhur,...

MASH: Bashkësia ndërkombëtar me mbështetjen t në përpjekjet për të mundësuar të drejtën për gjuhën amtare të çdo fëmije

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Bashkësia Ndërkombëtare kanë qëndrim identik kur bëhet fjalë për mundësimin e të drejtës për arsimim në gjuhën amtare...

Zbulohet pasuria/ Komuna e zhytur në borxhe, qyteti në gjendje katastrofike, por Bilall Kasami është milioner (Dokument)

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kryetar aktual i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka paraqitur pasuri...

Rexhepi: Ministria e Transportit dhe Lidhjeve sot lëshoi leje për ndërtimin e qarkores në Tetovë

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi ka informuar në faqen e tij zyrtare në Facebook se sot është lëshuar leja përkatëse për ndërtimin...

Presidenti i FIFA-s akuzon kritikët e Katarit për hipokrizi

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino akuzoi të shtunën për hipokrizi kritikët e trajtimit të punëtorëve migrantë nga Katari, vendi organizator i Kampionatit Botëror të Futbollit.

 

Ai tha se angazhimi është mënyra e vetme për të përmirësuar të drejtat e njeriut.

 

Në një konferencë të tensionuar për shtyp në prag të fillimit të Kampionatit, zoti Infantino iu drejtua kritikëve evropianë të Katarit mbi çështjet e punëtorëve migrantë dhe të drejtave për komunitetin LGBT.

 

“Unë jam evropian. Ne duhet të kërkojmë falje për 3,000 vitet e ardhshme, për atë që kemi bërë për 3,000 vjet në mbarë botën, përpara se të japim leksione morali,” tha ai.

 

“E kam të vështirë t’i kuptoj kritikat. Ne duhet të investojmë për t’i ndihmuar këta njerëz, në drejtim të arsimit dhe për t’u dhënë atyre një të ardhme më të mirë dhe më shumë shpresë. Të gjithë duhet të edukojmë veten, shumë gjëra nuk janë të përkryera, por reforma dhe ndryshimi kërkon kohë

.

“Ky leksion i njëanshëm moral është thjesht hipokrizi,” tha ai.

 

“Doha është gati, Katari është gati dhe pa dyshim do të jetë Kampionati i Futbollit më i mirë ndonjëherë.”

 

Kreu i FIFA-s përmendi si shembull përvojën e tij si fëmijë emigrantësh i rritur në Zvicër, duke thënë se ai ishte ngacmuar për faktin se ishte italian dhe kishte flokë të kuq.

 

“Unë e di se çfarë ndjesie është të jesh i diskriminuar,” tha ai.

 

“Unë besoj se ndryshimet që kanë ndodhur në Katar ndoshta nuk do të kishin ndodhur, ose jo të paktën aq shpejt (pa Kupën e Botës). Natyrisht, ne duhet të vazhdojmë trysninë, natyrisht që duhet të përpiqemi dhe t’i bëjmë gjërat më mirë.”

 

Vërejtjet e zotit Infantino u pritën me një reagim të ashpër nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut.

 

“Gianni Infantino po shpërfill koston e lartë të paguar nga punëtorët migrantë për të bërë të mundur kampionatin më të madh – si dhe përgjegjësinë e FIFA-s në këtë drejtim,” tha Steve Cockburn, nga Amnesty International.

 

Zoti Cockburn tha se kërkesat për kompensim të drejtë nuk duhet “të trajtohen si një lloj lufte kulturore”.

 

Nick McGeehan i grupit të mbrojtjes së punëtorëve migrantë “Fair Square” i përshkroi komentet e Infantinos si “të pahijshme”.

 

Katari ka thënë se është një vend mikpritës që nuk diskriminon njerëzit dhe ka mohuar akuzat për abuzim të punëtorëve.

 

Infantino mbrojti gjithashtu praninë e Iranit në turne, pavarësisht valës aktuale të protestave vdekjeprurëse atje, të shkaktuara nga vdekja e një gruaje në paraburgim policor në shtator.

 

“Nuk janë dy regjime që luajnë kundër njëri-tjetrit, nuk janë dy ideologji që luajnë kundër njëra-tjetrës, janë dy ekipe futbolli,” tha ai.

 

“Nëse nuk kemi të paktën futbollin që të na bashkojë, në cilën botë do të jetojmë? Në Iran ka 80 milionë njerëz, a janë të gjithë të këqij? A janë të gjithë përbindësh?”/voa

Latest Posts

Mariçiq: Nacionalizmi së bashku me dezinformatat janë sëmundjet më të rënda të demokracisë

Maqedonia e Veriut është projektuar të jetë model i suksesshëm multietnik. Prandaj është e rëndësishme që atë model ta mbrojmë në mënyrë të duhur,...

MASH: Bashkësia ndërkombëtar me mbështetjen t në përpjekjet për të mundësuar të drejtën për gjuhën amtare të çdo fëmije

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Bashkësia Ndërkombëtare kanë qëndrim identik kur bëhet fjalë për mundësimin e të drejtës për arsimim në gjuhën amtare...

Zbulohet pasuria/ Komuna e zhytur në borxhe, qyteti në gjendje katastrofike, por Bilall Kasami është milioner (Dokument)

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe kryetar aktual i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka paraqitur pasuri...

Rexhepi: Ministria e Transportit dhe Lidhjeve sot lëshoi leje për ndërtimin e qarkores në Tetovë

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi ka informuar në faqen e tij zyrtare në Facebook se sot është lëshuar leja përkatëse për ndërtimin...

Mos i humbisni

Miratohet marrëveshja për projektim të rrugës Tetovë – Prizren/ Grubi: Vazhdojmë punën në drejtim të përforcimit të lidhjeve tona kombëtare

Në seancën e sotme qeveritare është miratuar marrëveshja për projektimin e rrugës Tetovë-Prizren, lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi. Grubi...

Besimi: Nuk mendoj për kryeministër të Qeverisë teknike, në BDI ka mjaft zgjidhje kadrovike të cilët mund ta bëjnë atë

Ministri i Financave dhe anëtar i kryesisë së lartë të BDI-së, Fatmir Besimi theksoi se nuk mendon për kryeministër të Qeverisë teknike. Ai potencoi...

Grubi: Duke shërbyer ndaj idealeve përparimtare të vendit, nderojmë kombin dhe flamurin shqiptarë

Nën përkujdesjen e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti u mbajt sot në Filharmoninë e Maqedonisë së Veriut Akademi Solemne me rastin...

Izraeli e konfirmon: Hamasi liroi 12 pengje, mes tyre 10 gra

Ministria e Mbrojtjes izraelite ka konfirmuar lirimin e 12 pengjeve të Hamasit, mes të cilëve 10 gra izraelite. Pengjet e liruara i janë...

NATO dhe BE zotohen për ruajtjen e qëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor

Ministrat e Jashtëm të NATO-s, po diskutojnë tensionet në Ballkanin Perëndimor, mes thirrjeve për shtimin e pranisë ushtarake të aleancës për shkak të shqetësimeve...