Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Kryeministri britanik viziton Kievin

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, më 19 nëntor vizitoi për herë të parë në Kievin, që nga marrja e detyrës në fund të tetorit.

 

Kështu njoftoi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

 

“Që nga ditët e para të luftës, Ukraina dhe Britania e Madhe kanë qenë aleatët më të fortë”, tha ai në një postim në Facebook.

 

Sunak njoftoi se Londra do t’i jap Kievit ndihmë ushtarake në vlerë prej 59.4 milionë dollarësh, duke përfshirë armë kundër-ajrore dhe teknologji anti-dronë.

 

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson kishte deklaruar në korrik se mbështetja britanike për Ukrainën “nuk do të lëkundet” pavarësisht se kush do të bëhet kryeministri i ardhshëm i vendit të tij.

 

Këtë e kishte thënë edhe pasardhësja e tij, Liz Truss, e cila qëndroi në pushtet vetëm 44 ditë.

 

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

 

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

 

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

 

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./rel

Latest Posts

Të paktën 6 të vrarë nga të shtënat në një shkollë në SHBA

Të paktën tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë private të krishterë në...

Aksident në aksin Berat-Dimal/ Përplasen dy makina, plagosen rëndë shoferët

Një aksident  ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në vendin e quajtur “Ura e Moravës”.   Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëra nga mjetet ka...

Panariti: Mbështetja për bujqësinë, shumë më pak se Kosova e Maqedonia e Veriut

Ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti ka deklaruar se mbështetja në bujqësi në vendin tonë është shumë herë më e ulët se në...