Stuhi e fortë dhe reshje mbi normalen në Tiranë, bashkia ndërhyn në terren, Veliaj: Rikthejmë gjithçka në normalitet! Tregoni kujdes në rrugë

Gjatë orëve të natës dhe sot në mëngjes, Tirana është përfshirë nga reshje tepër të dendura të shiut dhe një stuhi e fortë ere, të cilat kanë shkaktuar jo pak dëme në kryeqytet.

 

 

Punonjësit e Bashkisë së Tiranës janë në terren, duke punuar për rikuperimin e shpejtë të dëmeve dhe në ndihmë të qytetarëve. Sasia e reshjeve që po bie këtë mëngjes është jo e zakontë për Tiranën.

 

 

“Mirëmëngjes! Kolegët e emergjencave civile po rikuperojnë dëmet nga stuhia e mbrëmshme! Për pak rikthejmë gjithçka në normalitet! Gjithsesi, me kujdes në rrugë dhe faleminderit për bashkëpunimin”, shkruan Veliaj.

 

 

Punonjësit e bashkisë kanë punuar gjatë orëve të natës dhe në mengjes për të normalizuar situatën dhe për të eliminuar rrezikun për qytetarët.