Agim Ademi e konfirmon: Kosovë-Izraeli, me praninë e publikut

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e planifikuar të zhvillohet më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohet me praninë e...

TË FUNDIT

Panik në Bruksel, larje hesapesh mes bandave! Plagosen tre persona

Brukseli është tronditur sërish mbrëmjen e së mërkurës, ku si pasojë e të shtënave me armë kanë mbetur tre persona të plagosur.   Mediat belge...

Vrasja e adoleshentit 15 vite më parë nga policia ndez revoltat në Athinë e Selanik

Vrasja e një adoleshenti në greqi 15 vite më parë ka ndezur revoltat e rinisë në Athinë dhe Selanik këtë të mërkurë, në...

Ahmeti: Në universitete ruhet më së miri gjuha dhe dëshmohet madhështia e saj

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka marrë pjesë sot në ngjarjen e organizuar nga Universiteti i Tetovës për shënimin e 114 vjetorit të Kongresit të Manastirit, me ç’rast janë përuruar tre amfiteatrot e reja që do të mbajnë emrat e veprimtarëve të arsimit në gjuhën shqipe, Abdyselam Emini, Rafi Halili, Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi.

Përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka shprehur rëndësinë e këtij veprimi duke potencuar se i njejti do të shërbejë si përkujtim dhe frymëzim për studentët në rrugën e tyre të dijes.

“Në universitete ruhet më së miri gjuha, aty në edukimin dhe arsimimin e gjeneratës së re dëshmohet madhështia e saj, aty merr kuptimin çdo përpjekje dhe sakrificë për përjetësinë e saj!

Kënaqësi e veçantë që sot në Universitetin e Tetovës bashkë me studentët rikujtuam angazhimin intelektual të rilindasve në Kongresin e vitit 1908 në Manastir dhe përuruam tre amfiteatrot që do të mbajnë emrat e veprimtarëve të arsimit shqip – Abdylselam Eminit, Rafi Halilit, Sevasti dhe Parashqevi Qiriazit.

Uroj që këto emra të vendosur në hyrje të këtyre amfiteatrove të jenë frymëzim i përditshëm për të rinjtë tanë në rrugëtimin e tyre të dijes, rikujtim i përgjegjësisë madhore të ruajtjes së vlerave kombëtare!” – është shprehur Ahmeti.

Latest Posts

Panik në Bruksel, larje hesapesh mes bandave! Plagosen tre persona

Brukseli është tronditur sërish mbrëmjen e së mërkurës, ku si pasojë e të shtënave me armë kanë mbetur tre persona të plagosur.   Mediat belge...

Vrasja e adoleshentit 15 vite më parë nga policia ndez revoltat në Athinë e Selanik

Vrasja e një adoleshenti në greqi 15 vite më parë ka ndezur revoltat e rinisë në Athinë dhe Selanik këtë të mërkurë, në...

Mos i humbisni

Moti i acartë shkakton 3 viktima në Gjermani

Prej disa ditësh Gjermani është “pushtuar” nga moti i acartë, dhe për pasojë tre persona kanë humbur jetën.   Gjithashtu prej 3 ditësh është i...

Frika nga një “Çernobil i ri”, ngrihet alarm për një rrjedhje në fabrikën e mbetje radioaktive

Sellafield, objekti bërthamor më i rrezikshëm i Evropës, ka një rrjedhje të përkeqësuar nga një kapanon i madh mbetjesh radioaktive që mund të rrezikojë...

Hamas: Mbi 60% e banesave në Gaza janë shkatërruar, rreth 50 mijë ton eksploziv goditën zonat e banuara

Rreth 61% e banesave në Gaza janë shkatërruar plotësisht, që nga nisja e luftës më 7 tetor. Nga 305 mijë njësitë e prekura,...