I riu pranon se ka vjedhur autoambulancën

18-vjepari D.N. nga Koçani ka pranuar se ka vjedhur autoambulancën nga Emergjenca Mjekësore në Koçani, përcjell TV21. Siç informon MPB, autoambulanca është gjetur dje...

Kasami nuk e mbajti premtimin për ndërtimin e shtatë parkingjeve me konstruksion çeliku brenda gjashtë muajve

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, para se të merrte këtë funksion si zgjidhje për kaosin në trafik premtoi se në gjashtë-mujorin e parë do të ndërtohen shtatë parkingje me konstruksion çeliku. Por, sot që kanë kaluar më shumë se dymbëdhjetë muaj që kur Kasami mori detyrën si i pari i Tetovës, këto parkingje nuk janë ndërtuar. Ky premtim tani për tani mbetet i parealizuar. Për këtë ai thotë se vendet ku ata i planifikonin këto parkingje nuk janë pronë e komunës, ndërsa tha se kanë identifikuar katër lokacione për ndërtim të parkingjeve në kate, por pa precizuar afat konkret, shkruan Portalb.mk.

I pyetur me 14 tetor të vitit të kaluar në #DebatPërnime për zgjidhjen e vendparkimeve nëntokësore apo në kate, Kasami premtoi ndërtimin e shtatë parkingjeve me konstruksion çeliku për jo më shumë se gjashtë muaj.

“Sigurisht një ndër problemet esenciale të Tetovës për të cilinin ne kemi përpiluar plan dhe kemi zgjidhje, pra në Tetovë ne kemi paraparë diku shtatë parkingje me konstruksion çeliku të cilat mund të ndërtohen për një periudhë shumë të shkurtë, jo më shumë se gjashtë muaj me çka do të dyfishohen dhe në disa raste do të trefishohet kapaciteti i parkingjeve aktuale si dhe sigurisht kemi paraparë edhe ndërtimin e tre garazheve në kate me partneritet privat-publik, me këtë ne vlerësojmë se gjithashtu një pjesë e konsiderueshme e problemit do të zgjidhet dhe ajo që është me rëndësi, që buxhetit të Komunës së Tetovës zgjidhja njëherë e përgjithmonë e çështjes së parkimit të veturave nuk do t’i kushtojë më shumë se 1 milion euro, në ndërtimin e shtatë parkingjeve të cilat garantoj qytetarët e Tetovës se do të ndërtohen jo më gjatë se gjashtë muaj, dhe njëherë e përgjithmonë veturat do të largohen nga rrugët, do të hapen rrugët dhe qytetarët e Tetovës do të mund të lëvizin dhe të frymojnë lirshëm”, deklaroi Kasami me 14 tetor 2021.

Por, sot që ka kaluar një vit që kur Kasami është në krye të komunës kjo nuk ka ndodhur. I pyetur për atë se pse nuk janë ndërtuar të njëjtat, kështu u përgjigj Kasami me 11 nëntor 2022:

“Ne, atëherë nuk kemi qenë pjesë e komunës dhe as që e kemi pasur idenë për gjendjen në të cilën e kanë katandisur komunën menaxhmenti paraprak. Ne si qytetarë kemi pasur informata se Tetova ka disa parkingje të mbyllura, të cilat kemi besuar se janë pronë e Komunës së Tetovës. Me ardhjen tonë në krye të Komunës së Tetovës, e kuptuam dhe u bindëm se ato parkingje nuk janë pronë e Komunës së Tetovës, por janë hapësira të përbashkëta të ndërtesave- blloqeve banesore të cilat janë aty. Një parking të tillë e gjetëm në projekt realizim e sipër dhe si reagim i banorëve të lagjes që ka të bëjë me parkingun pas Restorant Tivolit, si reagim i banorëve të lagjes ai projekt u ndërpre, sepse komuna nuk ka fletëpronësi dhe nuk menaxhon me ato hapësira.”

Ai shtoi se për momentin janë në kërkim të hapësirave me të cilat menaxhon Komuna e Tetovës dhe në të cilat do ndërtojnë parkingje në kate.

“Për momentin janë identifikuara katër lokacione të tilla. Dy janë afër Tregut të qytetit, një është në kryqëzimin e rrugës Industriale – stacioni i autobusëve dhe i katërti është te stadiumi i qytetit. Këto janë lokacione në pronësi të komunës për të cilat ka plan urbanistik për ndërtim të parkingjeve në kate, të njëjtit ende janë me vërejtje në fletë-pronësi, jemi në procedurë që t’i pastrojmë dhe menjëherë do të kalojë në këshill vendimi, do të shkohet me partneritet publiko-privat apo do të shiten privat për të ndërtuar parking”, tha Kasami me 11 nëntor 2022.

Nisur nga fakti se Kasami premtoi se shtatë parkingjet me konstruksion çeliku mund të ndërtohen për një periudhë shumë të shkurtë, jo më shumë se gjashtë muaj, mund të konkludojmë se ky premtim nuk është realizuar deri më tani në afatin kohor të dhënë.

Latest Posts

Reshje e stuhi në jugun e Italisë/ Shirat shkaktojnë përmbytje e dëme të mëdha

Moti i keq ka përfshirë sërish Italinë. Më problematike situata paraqitet në provincën e  Mesinës dhe Sicilisë. Pamjet tregojnë  se  uji ka vërshuar  brenda...

Përkujtohet gjeneral Shaban Shala, Ahmeti: Me një Akademi nuk përshkruhet një histori

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti më 2 Dhjetor ka marrë pjesë në Akademinë përkujtimore për nderë të gjeneralit Shaban Shala. Si...

I riu pranon se ka vjedhur autoambulancën

18-vjepari D.N. nga Koçani ka pranuar se ka vjedhur autoambulancën nga Emergjenca Mjekësore në Koçani, përcjell TV21. Siç informon MPB, autoambulanca është gjetur dje...