30 vendime për doganierët, Hasani: Arritëm të realizojmë prioritetit për zgjidhjen e statusit të nëpunësve doganor

Zëvendës drejtori i Doganave, Muharem Hasani ka shpërndarë 30 vendime të përhershme pune për doganierët. Pas përfundimit të procedurave për ndarje të vendimeve, Asani ka...

Nuk ka marrëveshje mes transportuesve privat dhe Qytetit të Shkupit, pësojnë qytetarët

Transportuesit privat nuk arritën marrëveshje me Qytetin e Shkupit për të marrë paratë të cilat qyteti ua ka borxh. Përfaqësuesit e “Slloboda Prevoz” pas katër orëve bisedime me sekretarin e Qytetit kanë dalë pa marrëveshje.

“Nuk e kuptuan momentin se borxhi është i madh dhe se transportuesit privat nuk janë në gjendje ti ndezin autobusët dhe se nuk kanë para as për naftë, dhe se më shumë se tre muaj dikush nuk u ka blerë paga as shoferëve…. Për momentin në ‘Slloboda prevoz’ huaja është mbi 61 milion e 800 mijë denarë, dhe për dhjetë ditë kjo hua do të rritet për 25 milionë me çka do të arrijë deri në hua borxhe prej mbi 85 milionë denarë”, deklaroi Lenin Jovanovski, “Slloboda Prevoz”.

Për më shumë se një muaj në qarkullim nuk janë as autobusët e transportuesit privat “Makekspres trans”, të cilët vozisin në pesë linja. Drejtori Millorad Dimitrievski deklaroi se edhe pse Qyteti i Shkupit u ka borxh mbi 300 mijë euro, pas 30 viteve e ka prishur marrëveshjen me këtë kompani.

“Kishim një paralajmërim para padisë të dorëzuar në Qytet, pritëm gjithë javës por nuk kishim asnjë informatë nëse është diskutuar në këtë temë, as avokatët e angazhuar nuk u informuam. Pasi nuk na japin asnjë lloj informatash se çfarë është ndërmarrë sot do të takohemi me avokatët përsëri dhe me siguri do të dorëzojmë padi për instancat më të larta”, u shpreh Millorad Dimintrievski, “Makekspres trans.

Nga e gjithë kjo situatë, më shumë pësojnë qytetarët dhe nxënësit, të cilët nëpër stacione presin me orë.

“Varet nga gjysëm ore më së paku e ke, aty ku jam unë aty presim çdo një orë, në Ognjancë”.

“Shumë punë e keqe, të tërhiqen pas 30 viteve. Ndërsa qytetarët që shkojnë në punë të presin nga 30 minuta nuk është mirë, duhet të rregullohet kjo”.

“Kjo është katastrofë, të mos flasim. Sa kohë prisni? Gjysmë orë e më tepër”.

“Kushton por kush të pyet, hajde kush”.

“30 minuta presi autobus, as 20-ta as 19-ta”.

Nëse nuk arrihet marrëveshje me Qytetin e Shkupit, transportuesit privat paralajmërojnë padi, protesta dhe bllokim të Qyteti të Shkupit.

Latest Posts

30 vendime për doganierët, Hasani: Arritëm të realizojmë prioritetet për zgjidhjen e statusit të nëpunësve doganor

Zëvendës drejtori i Doganave, Muharem Hasani ka shpërndarë 30 vendime të përhershme pune për doganierët. Pas përfundimit të procedurave për ndarje të vendimeve, Asani ka...

30 vendime për doganierët, Hasani: Arritëm të realizojmë prioritetit për zgjidhjen e statusit të nëpunësve doganor

Zëvendës drejtori i Doganave, Muharem Hasani ka shpërndarë 30 vendime të përhershme pune për doganierët. Pas përfundimit të procedurave për ndarje të vendimeve, Asani ka...

Rexhepi: Ligji per themelimin e Agjencisë për siguri në komunikacion miratohet në tremujorin e parë të 2023

Zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi, sot mori pjesë në puntorinë e organizuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në bashkpunim me...