Saraçini: Përveç ndryshimeve kushtetuese, nevojitet edhe luftë më efikase kundër korrupsionit

Koalicioni qeveritar ndodhet para dy sfidave, të pengojë zgjerimin e ndikimit rus në Maqedoninë e Veriut dhe të bindë opozitën për të votuar ndryshimet...

Sa të ardhura do të arkëtojë FIFA pas Kupës së Botës 2022?

Në periudhën e re katërvjeçare, e cila do të mbyllet me Botërorin e Katarit, FIFA pret të ardhura prej rreth 7.5 miliardë eurosh, gati një miliardë euro më shumë se në periudhën paraardhëse që përfundoi me Botërorin 2018 në Rusi.

Sipas burimeve brenda FIFA-s, 5.4 miliardë euro do të ndahen për të mbështetur aktivitetet e futbollit në mbarë botën, duke përfshirë fondet për federatat kombëtare dhe kontinentale të futbollit.

Këto fonde do të mbulojnë gjithashtu humbjet nga disa gara të tjera të organizuara nga FIFA, si Kupa e Botës për Klube, garat për të rinjtë dhe Kupa e Botës për Femra 2019.

Rritja e të ardhurave në arkat e FIFA-s ishte për shkak të rritjes së marrëveshjeve të sponsorizimit dhe fitimeve më të larta nga Kupa e Botës në Katar.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, tha në një konferencë për shtyp të shtunën se Kupa e Botës në Katar do të sjellë rreth 700 milionë euro më shumë të ardhura sesa Kupa e Botës katër vjet më parë në Rusi.

 

Latest Posts

Pritja për presidentin austriak, Grubi: Përkrahja në procesin e integrimit europian ka qenë gjithnjë e fuqishme

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, shoqëruar nga kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski si dhe ministra të tjerë kanë pritur në takim presidentin austriak Alexander...

Kërcet arma në Kavajë/ Humbin jetën dy persona (EMRAT)

Dy persona kanë humbur jetën në Kavajë pas përplasjes me njëri-tjetrin në ambientet e një lokali.   Edmond Gosa nga Kavaja ka qëlluar me armë...

Parandalohet sulmi terrorist në Greqi/ Policia arreston dy pakistanezë

Një sulm terrorist është shmangur në shtetin fqinj, Greqinë.   Policia e antiterrorit ka vënë në pranga dy shtetas pakistanezë, të cilët janë vënë nën...