Gjendet një trup i pajetë në rrugën Shkup-Bllacë

Në rrugën magjistrale Shkup-Bllacë, rreth orës 11:30 (30.03.2023) është denoncuar se tek qarkorja në Vizbeg është gjetur një trup i pa jetë, pa kokë. Në...

Turqia godet bazat kurde/ Operacioni, në shenjë hakmarrjeje pas aktit terrorist në Stamboll

Shpërthimi në zemër të Stambollit që u mori jetën 6 personave dhe plagosi mbi 80 të tjerë nuk ka mbetur pa përgjigje nga Turqia. Ankaraja ka autorizuar një operacion të ri ushtarak kundër forcave kurde të veri të Sirisë dhe Irakut.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi nisjen e operacionit ajror “Kthetra dhe Shpata” në zonat të cilat i konsideron se janë përdorur si baza nga ata që i quan terroristë kurdë.

MINISTRIA TURKE E MBROJTJES

Koha për llogari! Kriminelëve u kërkohet llogari për sulmin e pabesë! Avionët ushtarak janë nisur nga bazat e tyre, operacioni ajror ka filluar. Foletë e terrorit po shkatërrohen me goditje të drejtpërdrejta. Operacioni po kryhet bazuar në të drejtat legjitime të mbrojtjes siç parashikohen në nenin 51 të Kartës së OKB-së, me qëllim neutralizimin e sulmeve terroriste nga Iraku verior dhe Siria.

 

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar tha pas nisjes së operacionit se goditja e objektivave terroriste në Irakun verior dhe Siri ishte planifikuar me kujdes.

 

 

 

HULUSI AKAR

MINISTRI TURK I MBROJTJES

Ne po fillojmë operacionin “Kthetra dhe Shpata”. Qëllimi ynë është të garantojmë sigurinë e 85 milionë qytetarëve tanë dhe kufijve tanë, dhe të shpërblejmë çdo sulm tradhtar kundër vendit tonë me përgjigjen e merituar.

 

 

 

Operacioni nisi mbrëmjen e djeshme nga baza e avionëve në Dierbakir duke bombardoi një sërë qytetesh në Siri dhe Irakun verior si pjesë e operacionit. Ky është aksioni i tretë që Turqia ndërmerr kundër PKK që nga viti 2016 edhe pse 2 ë parët përfshinin trupa në terren.

Latest Posts

Atanasoski: Qëndrimi i VMRO-së kundër ndryshimeve kushtetuese, kundërshtim i politikës perëndimore të Maqedonisë së Veriut

Kundërshtimi i ndryshimeve kushtetuese, nga koalicioni VMRO-DPMNE – ‘Levica’, i dy partive parlamentare që kundërshtojnë përfshirjen e bullgarëve në Preambulë, si dispozitë e të...

Ky është Refki “Papiqulo”, pronari i BMW-së së famshme dhe me 225 gjoba në sirtar

Ky është personi më i famshëm aktualisht në Prishtinë, së fundmi i njohur me nofkën “Papi Chulo”, Refki Hajzeri. 34-vjeçari prej kohësh me veturën e...

Gjendet një trup i pajetë në rrugën Shkup-Bllacë

Në rrugën magjistrale Shkup-Bllacë, rreth orës 11:30 (30.03.2023) është denoncuar se tek qarkorja në Vizbeg është gjetur një trup i pa jetë, pa kokë. Në...