30 vendime për doganierët, Hasani: Arritëm të realizojmë prioritetet për zgjidhjen e statusit të nëpunësve doganor

Zëvendës drejtori i Doganave, Muharem Hasani ka shpërndarë 30 vendime të përhershme pune për doganierët. Pas përfundimit të procedurave për ndarje të vendimeve, Asani ka...

Ahmeti: Ngjarjet si Manastiri e Krusheva të shërbejnë si agjendë që vendi të vazhdojë rrugën europiane

Me rastin e shënimit të 114 vjetorit të Kongresit të Manastirit, nën patronatin e Zëvendëskryetarit të parë të Qeverisë, z. Artan Grubi është organizuar Akademi solemne në të cilën është promovuar videospoti i këngës “Kongresi i Manastirit”, interpretuar nga artisti Ilir Shaqiri.

Para të pranishëmve me fjalë rasti është drejtuar kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti.

“Këto ngjarje kanë ndodhur 114 vjet përpara, po t’i kthehemi historisë, kjo ngjarje kaq e madhe z. Kovaçevski ka ndodh në Manastir, sigurisht se ai ka qenë i banuar edhe me maqedonas dhe shqiptar dhe asnjë maqedonas në atë kohë dhe në këtë kohë, ndoshta atëherë televizione e portale nuk ka pasur, por shënimet kanë mbetur. Kërkush nuk ka reaguar nga bashkëqytetarët tanë maqedonas, përkundrazi janë përkrahur të gjithë ata të cilët kanë bërë hapa përpara për kombet e tyre. Unë i takoj kampit të të pamposhturve, gjithmonë optimist. Ne po t’i realizojmë këto qëllime, jo që i do Europa, por neve na duhen, sepse Europa këto standarde i ka vendosur për vete, neve na duhet t’i vendosim për vendin tonë, për të ecur përpara dhe me qenë shumë më të lumtur, shumë më krenar në festa të këtilla dhe në festa të z. Kovaçevski dhe të bashkëqytetarëve tanë që jetojnë në këtë vend, si turqit, si vllehët, si romët e serbët”, është shprehur kështu kryetari Ahmeti.

Në vazhdim fjalimi i plotë:

Ngjarjet e tilla na kthejnë për të reflektuar, për të parë se çfarë ka ndodhur, si ka ndodhur në të kaluarën, për të hedhur një vështrim dhe për të parë çka mund të nxjerrim porosi të mençura, për të ecë përpara. Mbase z. Grubi shkëputi pjesë nga Gjergj Fishta edhe unë do të vazhdoja me Fishtën:

“Ne kemi Bajram e Pashkë por Shqipërinë e kemi bashkë”, kështu tha Gjergj Fishta. Dhe për më shumë e fillova kështu sepse në një debat ku ishte edhe kryeministri, citova pikërisht Gjergj Fishtën sepse nuk më pëlqente debati duke vënë në tavolinë se shqiptarët kanë marrë këtë, shqiptarët kanë marrë atë, shqiptarët nuk kanë marrë asgjë më tepër se ajo që ju takon dhe pikërisht vazhdova ma andej: “Ne gjuhë e kulturë me bashkëqytetarët tanë i kemi të ndarë, por Maqedoninë e kemi bashkë”, këtu ua thash të gjithë të pranishmëve në tavolinën e rrumbullakët që ne flisnim si të ecim përpara, si të kapim hap drejt misioneve që i kemi vënë përpara ne njerëzit me përgjegjësi të vendit.

Këto ngjarje kanë ndodhur 114 vjet përpara, po t’i kthehemi historisë, kjo ngjarje kaq e madhe z. Kovaçevski ka ndodh në Manastir, sigurisht se ai ka qenë i banuar edhe me maqedonas dhe shqiptar dhe asnjë maqedonas në atë kohë dhe në këtë kohë, ndoshta atëherë televizione e portale nuk ka pasur, por shënimet kanë mbetur. Kërkush nuk ka reaguar nga bashkëqytetarët tanë maqedonas, përkundrazi janë përkrahur të gjithë ata të cilët kanë bërë hapa përpara për kombet e tyre.

Manastiri ka strehuar Çerçiz Topullin e Mihail Gramenon bashkë me kryengritës maqedonas të cilët bashkë kanë vepruar e punuar për të pasur lirinë e tyre, si atë kombëtare, si atë gjuhësore e kulturore.

Jo rastësisht ndodhi, jo larg Manastirit edhe Krusheva. Marrëveshjen që e bënë bashkë shqiptarët, maqedonasit dhe vllehët për këto hapësira dhe për të hequr zgjedhën që e kishin në qafë.

Këto ngjarje siç është Manastiri, siç është Krusheva duhet të na shërbejnë për synimet tona, për një Maqedoni më të fortë, më të qëndrueshme dhe më të fort e të qëndrueshëm vendin tonë e bëjmë me standarde europiane, ashtu siç jemi në NATO të jemi edhe në Bashkimin Europian, të jemi të suksesshëm në luftën kundër krimit, korrupsionit, të suksesshëm të jemi që të vendoset rregull në të gjitha institucionet, qofshin drejtues politik, legjislativ, ligj zbatues apo struktura që ruajnë rendin dhe qetësinë.

Unë i takoj kampit të të pamposhturve, gjithmonë optimist. Ne po t’i realizojmë këto qëllime, jo që i do Europa, por neve na duhen, sepse Europa këto standarde i ka vendosur për vete, neve na duhet t’i vendosim për vendin tonë, për të ecur përpara dhe me qenë shumë më të lumtur, shumë më krenar në festa të këtilla dhe në festa të z. Kovaçevski dhe të bashkëqytetarëve tanë që jetojnë në këtë vend, si turqit, si vllehët, si romët e serbët.

Latest Posts

Ademi priti në takim ambasadorin Qehaja

Koordinatori i grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi ka realizuar takim me Ambasadorin e Republikës së Kosovës, z. Florian Qehaja. Zhvillimet e...

30 vendime për doganierët, Hasani: Arritëm të realizojmë prioritetet për zgjidhjen e statusit të nëpunësve doganor

Zëvendës drejtori i Doganave, Muharem Hasani ka shpërndarë 30 vendime të përhershme pune për doganierët. Pas përfundimit të procedurave për ndarje të vendimeve, Asani ka...

30 vendime për doganierët, Hasani: Arritëm të realizojmë prioritetit për zgjidhjen e statusit të nëpunësve doganor

Zëvendës drejtori i Doganave, Muharem Hasani ka shpërndarë 30 vendime të përhershme pune për doganierët. Pas përfundimit të procedurave për ndarje të vendimeve, Asani ka...