Drejtorët që nuk i kanë paguar faturat e energjisë do të japin llogari në qeveri

Shkup, 6 Dhjetor – Kryeministri Dimitar Kovaçevski të hënën deklaroi se për disa nga institucionet që kanë borxhe të energjisë elektrike ka faktorë të...

Çitaku thotë se situata është shumë serioze: Kryeministër a ke plan? Si do të veprojmë nesër?


Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK) Vlora Çitaku ka reaguar në lidhje me ngjarjet në Bruksel.

Përmes një shënimi në Facebook, Çitaku ka thënë se situata është shumë serioze.

Ajo ka kërkuar koordinim me aleatët e jo prishje të aleancave.

“Secila e arritur deri më sot, nga çlirimi deri tek pavarësia e shtet ndërtimi, e ka vulën e luftës sonë dhe mbështetjes ndërkombëtare. Kosova ka shënuar fitore kur është koordinuar me aleatët tanë. Kryeministri e ka për detyrë ta mbrojë Republikën, dhe t’i fuqizojë aleancat. Jo t’i cenojë ato”, ka shkruar ajo.

Çitaku ka thënë se nuk është vazalitet e as nënshtrim koordinimi me SHBA-të dhe BE-në.

“Në fakt është vlerë koordinimi me ta”, ka shkruar Çitaku.

Ajo thotë se situata është shumë serioze.

“Kryeministër a ke plan? Si do të veprojmë nesër? A është Kosova më mirë sot, apo para 1 viti?”, ka shkruar tutje Çitaku.

Latest Posts

50 vjetori i misionit të fundit me astronautë drejt Hënës, Apollo 17

Kapsula Orion e NASA-s po rrotullohet në orbitën e Hënës këtë javë, duke përgatitur kështu rikthimin e misioneve me ekuipazh në sipërfaqen e Hënës....

Portugalia “tenis” me Zvicrën/ Luzitanët mposhtën 6 me 1 helvetët

Portugalia luan pingpong me Zvicren duke fituar me rezultatin e thelle 6 me 1.Skuadra helvete zhvilloi nje ndeshje shume te dobet dhe pa...

Seanca e 106-të e Qeverisë, Grubi: Miratuam donacion për Ukrainën dhe përmirësojmë kushtet e punës për personat me aftësi të kufizuara

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka mbajtur seancën e 106-të në të cilën janë miratuar disa vendime. Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka njoftuar opinionin...