Kryeministri Kurti dëgjon ShBA-të, shtyn afatin për gjoba


Kurti pranon kërkesën e SHBA-së, shtyn afatin për gjoba.

Kryeministri i Kosovës sapo ka pranuar kërkesën e Ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier për ta shtyrë zbatimin e vendimit për gjobitjen e qytetarëve me targa ilegale.

Ambasada amerikane në Prishtinë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës ta shtyjë për 48 orë dhënien e gjobave për qytetarët që vozisin automjetet me target që Serbia ilegalisht i lëshon për rajone të Kosovës.

Dhe, menjëherë kjo kërkesë është pranuar nga Qeveria e Kosovës.