Arresohet shtetasi turk që me kamion dëmtoi sheshin në qendër të Shkupit, nuk kishte leje për qarkullim

Nga Qyteti i Shkupit njoftojnë se shoferi i kamionit që ra në fontanën e sheshit “Maqedoia” në Shkup është ndaluar, ndërsa theksojnë se është shtetas i Turqisë.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se i njëjti nuk ka pasur leje për qarkullim në shesh.

“Qyteti i Shkupit pas kontrollit inspektues ka shqiptuar sanksione që personi juridik do të duhet ta paguajë në afat prej 10 ditësh, në të kundërtën do të pasojë kundërvajtje dhe kallëzim penal”, thonë mes tjerash nga Qyteti i Shkupit.