Pëllumb Vela edhe zyrtarisht drejtor i spitalit klinik në Tetovë

Mjeku i njohur Pëllumb Vela nga sot do të drejtoj spitalin klinik në Tetovë, post të i cili ASH-së i takoi pas përfshrijes së...

Borel ftoi sërish në takim Kurtin dhe Vuçiqin

Kosova dhe Serbia mbrëmë arritën marrëveshje parimore për të dalë nga kriza dhe tani BE-ja po i fton sërish liderët që të cementojnë procesin.

Siç njoftoi Shërbimi Europian për Punë të Jashtme mbrëmë, Prishtina dhe Beogradi në nivelin e negociatorëve kryesorë arritën të shmangin përshkallëzimin e problemeve me targat dhe të kthejnë fokusin e dialogut nën udhëheqjen e BE-së dhe kreut të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Serbia pranoi të mos lëshojë targa KM për serbët në Kosovë dhe Prishtina premtoi se nuk do t’i ndëshkojë qytetarët që veçmë kanë targa të tilla.

Por, ky është vetëm fillimi i një rikthimi në tryezën e bisedimeve.

Zëdhënësi për Punë të Jashtme, Peter Stano, tha sot në konferencën e rregullt për media në Komisionin Evropian se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë ftuar në një takim të ri.

“Pas marrëveshjes së djeshme, me rëndësi është të vazhdohet. Përfaqësuesi i Lartë, Borrell ftoi dy liderët në Bruksel që të vazhdojnë punën për normalizimin e marrëdhënieve dhe dialogun. Marrëveshja e djeshme nuk është një marrëveshje përfundimtare, ajo do të na mundësojë të hyjmë në një fazë të re dhe të punojmë për çështjet në mënyrë të qëndrueshme, tha Stano.

BE-ja tani pret përgjigje nga të dyja palët dhe do të informojë nëse dhe kur do të mbahet takimi i radhës me Vuçiqin dhe Kurtin në kuadër të Dialogut për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Latest Posts

Kërcet arma në Kavajë/ Humbin jetën dy persona (EMRAT)

Dy persona kanë humbur jetën në Kavajë pas përplasjes me njëri-tjetrin në ambientet e një lokali.   Edmond Gosa nga Kavaja ka qëlluar me armë...

Parandalohet sulmi terrorist në Greqi/ Policia arreston dy pakistanezë

Një sulm terrorist është shmangur në shtetin fqinj, Greqinë.   Policia e antiterrorit ka vënë në pranga dy shtetas pakistanezë, të cilët janë vënë nën...

Kërcënimi rus në Zhaporizhzhia/ Kreu i Agjencisë të Energjisë Atomike viziton termocentralin

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, ka mbërritur në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia sipas operatorit shtetëror të centralit bërthamor të...