Saraçini: Përveç ndryshimeve kushtetuese, nevojitet edhe luftë më efikase kundër korrupsionit

Koalicioni qeveritar ndodhet para dy sfidave, të pengojë zgjerimin e ndikimit rus në Maqedoninë e Veriut dhe të bindë opozitën për të votuar ndryshimet...

Dramë në familje / Nusja rrahu vjehrrën, burrin, djalin e në fund edhe policin

Një dramë e vërtetë familjare ka ndodhur mbrëmë në  Veles. Një grua pasi ishte fjalosur me vjehrrën e kishte sulmuar atë fizikisht e më pas, zënka ka vazhduar edhe me djalin e saj të mitur dhe me bashkëshortin. Drama ka vazhduar edhe pas ardhjes së policisë, të cilët nuk e kanë pasur të lehtë ta qetësojnë zonjën e nevrikosur. Madje nga kjo e ka pësuar edhe njëri nga policët që kanë tentuar ta qetësojnë situatën, përcjell Klan Maqedoni.

“Më 22 nëntor, në ora 19:35 në Veles, policët e SPB Veles e kanë privuar nga liria V.Z (40 vjeç) nga Velesi. Pas një debati të shkurtër ajo ka sulmuar fizikisht vjehrrën, djalin e saj të mitur dhe bashkëshortin. Gjatë ndërhyrjes së punonjësve të policisë, V.Z e ka sulmuar fizikisht edhe njërin nga policët”, thonë nga MPB.

Latest Posts

Pritja për presidentin austriak, Grubi: Përkrahja në procesin e integrimit europian ka qenë gjithnjë e fuqishme

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, shoqëruar nga kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski si dhe ministra të tjerë kanë pritur në takim presidentin austriak Alexander...

Kërcet arma në Kavajë/ Humbin jetën dy persona (EMRAT)

Dy persona kanë humbur jetën në Kavajë pas përplasjes me njëri-tjetrin në ambientet e një lokali.   Edmond Gosa nga Kavaja ka qëlluar me armë...

Parandalohet sulmi terrorist në Greqi/ Policia arreston dy pakistanezë

Një sulm terrorist është shmangur në shtetin fqinj, Greqinë.   Policia e antiterrorit ka vënë në pranga dy shtetas pakistanezë, të cilët janë vënë nën...