Pëllumb Vela edhe zyrtarisht drejtor i spitalit klinik në Tetovë

Mjeku i njohur Pëllumb Vela nga sot do të drejtoj spitalin klinik në Tetovë, post të i cili ASH-së i takoi pas përfshrijes së...

Porti i Durrësit/ Berisha: Mega-aferë e pashembullt, shqiptarëve u përvetësohen 200 mijë metra katrorë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për projektin e Portit të Durrësit.

 

Nga Kuvendi, Berisha tha se përmes këtij projekti shqiptarëve u përvetësohen 200 mijë metra katrorë, ndërsa e ka cilësuar këtë si një mega-aferë të pashembullt.

 

Sot, këtu diskutohet për plaçkitjen mëtë madhe në historinë kombëtare të një prone publike, nga një grup i kryesuar nga Edi Rama, i cili kërkon të shndërrojë në pronë dhe pasuri personale, pronën publike më të madhe dhe më të çmuar që kanë shqiptarët sot, Portin e Durrësit.

 

Në këtë akt të kësaj mega-afere të pashembullt, kërkohet t’u kufizohet me çdo kusht, fjala deputetëve të parlamentit.

 

Sigurisht me marrëveshjen që votuat në vitin 2020, edhe atë me procedurë të përshpejtuar, marrëveshjen me Emiratet, ju në kundërshtim me Kushtetutën dhe detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë, i krijuat grupit të Edi Ramës, të gjitha favoret dhe avantazhet, dhe garancitë ligjore për këtë plaçkitje të tmerrshme dhe të pashembullt në historinë e një vendi.

 

Sot, ju kërkoni të varrosni portin shekullor mijëravjeçar të Durrësit si pronë publike të shqiptarëve, dhe ta shndërroni këtë, në pronë private të klanit Rama dhe të ndonjë arabi okazional.

 

Të një arabi që u zotua për katër miliardë euro investim buzë Danubit në Beograd dhe përfundoi me 20 milionë euro, të tjerat i morën vëllezërit Kariç.

 

Historia e kësaj vjedhje është më e turpshmja, më kriminalja. Klani Rama, me 60 përqind të aksioneve, kaq thuhet, se nuk tregohet se çfarë ka Rama dhe çfarë ka Alabari, nuk do e marrim vesh ndonjëherë.

 

Ky klan u përvetëson shqiptarëve 200 mijë metër katror në pjesën më të kushtueshme të Durrësit, ky klan u zhduk atyre portin mijëravjeçar, që ka qenë gjithnjë porta e hyrjes së Europës drejt Ballkanit dhe Ballkanit drejt Europës, ka qenë nyja kryesore që lidhej me Konstandipojën.

 

Sot, ky port asgjësohet me gjithë qindra e qindra milionë euro investime në këtë port këto 30 vite dhe më parë. Kapaciteti i tij është aktualisht 8 milionë ton mall përpunimi dhe ka arritur në 4.8 milionë.

 

Pozicioni i tij në shekuj dhe mijëvjeçarë është përcaktuar si më i përshtatshmi për trojet arbnore.

Latest Posts

Kërcet arma në Kavajë/ Humbin jetën dy persona (EMRAT)

Dy persona kanë humbur jetën në Kavajë pas përplasjes me njëri-tjetrin në ambientet e një lokali.   Edmond Gosa nga Kavaja ka qëlluar me armë...

Parandalohet sulmi terrorist në Greqi/ Policia arreston dy pakistanezë

Një sulm terrorist është shmangur në shtetin fqinj, Greqinë.   Policia e antiterrorit ka vënë në pranga dy shtetas pakistanezë, të cilët janë vënë nën...

Kërcënimi rus në Zhaporizhzhia/ Kreu i Agjencisë të Energjisë Atomike viziton termocentralin

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, ka mbërritur në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia sipas operatorit shtetëror të centralit bërthamor të...