Ankthi nuk ka mbaruar për yllin e Liverpool, i ati ende mbetet i zhdukur!

Makthi per futbollistin e Liverpool, Luis Diaz nuk ka fund. Ylli i kombëtares së Kolumbisë mbetet në pritje të lajmeve pozitive për situatën që...

TË FUNDIT

SHBA i kërkon Izraelit të jetë më i kujdesshëm gjatë ofensivës në jug të Gazës

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Izraelit të jetë më i kujdesshëm për t’i mbrojtur civilët dhe për ta kufizuar dëmtimin e infrastrukturës gjatë...

Rita Ora uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë, poston foto me presidenten Osmanin: Gëzuar nga familja jonë!

Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora ka uruar festën e Ditës së Pavarësisë kombit shqiptar.   Përmes një postimi në rrjetet sociale Rita ka...

Serbët gjejnë mënyrën si të regjistrojnë vetura të reja me targa “KM”


Qytetarët serbë që blejnë një veturë të re, e cila më parë nuk ishtë regjistruar në Serbi, nuk do të pajisen më me targa ilegale të emërtuara me ankoronime të qyteteteve të Kosovës.

Megjithatë, siç shkruan Deutsche Welle, ekziston një mënyrë për serbët që duan të lëvizin me targa ilegale nëpër territorin e Kosovës edhe pas marrëveshjes për targat në Bruksel.

“Ata do të duhet të regjistrojnë automjetin tek të afërmit në Serbi, dhe pastaj ta drejtojnë atë makinë nëpër Kosovë me një autorizim ndërkombëtar”.

Kjo praktikë nuk është plotësisht e ligjshme, por siç vëren DW, “është toleruar gjerësisht në dekadat e fundit nga Policia e Kosovës”.

Sipas marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë, pala kosovare pezulloi vendimin e shkallëzuar për targat, ndërsa pala serbe ndaloi lëshimin e targave ilegale të prodhuara në Serbi.

“Derisa ata që planifikojnë të blejnë një veturë të re kanë shumë dyshime, ajo që pronarët e veturave tashmë të regjistruara me targa KM nuk do të duhet të mendojnë për një kohë janë gjobat dhe masat e tjera ndëshkuese të paralajmëruara nga qeveria e Kosovës, të cilat tashmë janë pezulluar”, shkruan DW.

“Sidoqoftë, zhdukja graduale e shenjave KM mund të pritet, dhe shumë kanë frikë nga zhdukja e ndonjë shenje serbe për qytetarët e Serbisë që banojnë në Kosovë”.

Ndryshe, siç u kuptua pas takimit të fundit në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit Aleksandër Vuçiç, BE-ja kishte ofruar një propozim i cili kërkonte nga Serbia që të mos lëshojë më targa ilegale, kurse nga Kosova të mos gjobisë shoferët që vozisin makina me targa ilegale.

Serbia e pranoi kushtin, derisa Kosova pranoi por me kërkesën që të diskutohet brenda këtij pajtimi – ashtu siç ishin rënë dakord edhe më herët – për precizimin e fund-muajit shkurt si afati kur duhet të arrihet një pajtim fillestar për marrëveshje përfundimtare.

Të dyja marrëveshjet do të jenë në fuqi derisa të arrihet një zgjidhje përfundimtare si pjesë e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve bazuar në propozimin franko-gjerman.

Qeveria e Kosovës kishte filluar zbatimin e shkallëzuar të vendimit për targat më 1 nëntor – që përfshinin qortime, gjoba dhe më në fund konfiskime – duke shkaktuar protesta dhe dorëheqje masive të policëve, gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve serbë në Kosovë.

Latest Posts

SHBA i kërkon Izraelit të jetë më i kujdesshëm gjatë ofensivës në jug të Gazës

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Izraelit të jetë më i kujdesshëm për t’i mbrojtur civilët dhe për ta kufizuar dëmtimin e infrastrukturës gjatë...

Rita Ora uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë, poston foto me presidenten Osmanin: Gëzuar nga familja jonë!

Ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora ka uruar festën e Ditës së Pavarësisë kombit shqiptar.   Përmes një postimi në rrjetet sociale Rita ka...

Mos i humbisni

Moti i keq/ Ende 17 fshatra pa energji në Dibër e Bulqizë

Situata e krijuar nga reshjet e borës vijon të jetë problematike sa i përket furnizimit me energji elektrike kryesisht në Dibër e Bulqizë.   Aktualisht...

Hapet rruga për zgjedhjen e kryesuesit të OSBE-së për 2024

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut dhe kryesuesi aktual i Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE), Bujar Osmani bëri të ditur...

Fatmir Limaj: Vuçiç përfaqëson llumin e shoqërisë serbe

Fatmir Limaj e konsideroi Aleksander Vucic llumin e shoqërise serbe.   Deklaratat ish-drejtuesi iu UCK I bëri në emisionin QuoVadis.   “Është e habitshme se në cfarë...