Një veprim i padëgjuar deri më tani ka ndodhur sot në Qytetin e Tetovës.
Sipas një njoftimi nga Qendra Rinore Sociale, Kulturore në Tetovë udhëheqësia e kësaj komune në mënyrë vandale ka bërë ndrimin e bravës së hapsirës në të cilën ata e posedojnë.
Ata thonë se në momentin që u është dhënë çelësi organeve për shfrytëzim të hapsirave kanë nënshkruar document që do u kthehet i njëjti por ajo nuk ka ndodhur, pasiqë siç njoftojnë nga Qendra Rinore, në mënyrë tinzare derës hyrëse i është ndërruar brava, njofton indeks.mk
Ky rast është paraqitur në polici.
Njoftimi dhe reagimi i plotë:
Të dashur miq, sot u zgjuam dhe u përballuam me një tjeter akt tipik vandal. Të martën Komuna organizoi një ekspozitë te Hapësira dhe për këtë shkak “organizatorët” insistonin të kenë çelësin, kinse për menaxhimit të punimeve të artistëve. Tanimë duke i njohur nga përvoja, ne hezitonim që ta bëjmë këtë, për shumë shkaqe, siç janë siguria e pajisjeve brenda, por edhe ajo që ka ndodhur brenda nate apo sot herët në mëngjes. Për t’u shmangur këtij akti ne ishim të detyruar që të kërkojmë të nënshkruhet një dokument nga “organizatorët” e ekspozitës ku në besim u jepet çelësi dhe ata detyrohen ta kthejnë pas përfundimit (dokumenti i shtuar dhe i nënshkruar nga Elma Sherifi).
Sot në mengjes, vullnetarët u përballën me një tjetër akt tipik vandal dhe të dhunshëm, ku ashtu si kemi dyshuar është ndruar brava e hyrjes. Ne menjëherë kemi informuar policinë për këtë rast ndërsa nga grupacioni që prezantohen si administratorë komunal kërkojnë të largojmë pajisjet, gjë që ne kurrsesi nuk e pranojmë.
Ne kërkojmë që ky grup të lëshojë menjëherë hapësirën për të lënë te rinjt të vazhdojnë me organizmit e planifikuara, ndërsa organet legale sa më parë të zbardhin rastin delikuent të hyrjes pa leje dhe ndrimit të bravës.
Të dashur miq, ne po përballemi me një grup të dhunshëm, të cilët jo që nuk kanë të drejtë morale në insistimin e tyre për ta okupuar dhe vandalizuar hapësirën, por edhe shtrembërrojnë dhe keqinterpretojnë marrëveshjen dypalëshe që e kemi, e me këtë duan ta shfrytëzojnë punën e palodhshme të vullnetarëve tanë për më shumë se 4 vite.
Nëntori nuk është festë, por luftë kundër okupatorëve! Ndajeni këtë me miqtë tuaj që të informohet publiku i gjërë se çfarë veprime janë në gjendje të bëjnë njerëzit e etshëm për pushtet!