Shpejtim Bulliqit ia hakojnë Facebook-un


Kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqit, i është hakuar llogaria private në Facebook.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Bulliqi.

Ai paralajmëroi se çkado që postohet në atë faqe, është nga hakerët, e jo nga ai.

“Brenda 24 orëve të fundit dy herë më është hakuar Facebook-u privat dhe tani unë nuk kam qasje në llogarinë time në këtë rrjet social. Prandaj, derisa të kthehet në menaxhimin tim, çfarëdo që mund të postohet në atë faqe mban autorësinë e hakerëve-keqbërësve.

Rastin e kam paraqitur në organet kompetente të hetuesisë”, shkroi ai.