Uniformat e Policisë edhe në gjuhën shqipe, Grubi: Mision i kryer me sukses

Në Maqedoninë e Veriut ka hyrë në fuqi Dekreti për uniformat e policisë, të cilin Qeveria e miratoi para një viti në bazë të...

Rusia mohon planet për largimin nga centrali bërthamor në Zhaporizhia

Kremlini njoftoi të hënën se centrali bërthamor në Zhaporizhia do të vazhdojë të jetë nën kontrollin e forcave ruse. Zyrtarët ukrainas patën thanë gjatë fundjavës se forcat ruse po përgatiteshin të largoheshin nga centrali më i madh bërthamor i Evropës, ku ende punon personeli ukrainas. Rusia dhe Ukraina kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardim të kompleksit në Zhaporizhia ku ndodhen gjashtë reaktorë bërthamorë.

 

 

Centrali bërthamor në Zhaporizhia, në Ukrainën jugore, është ende nën kontrollin e forcave ruse dhe do të vazhdojë kështu, njoftoi të hënën Kremlini, pasi një zyrtar ukrainas sugjeroi se forcat ruse po përgatiteshin të largoheshin.

 

 

Kreu i kompanisë së energjisë bërthamore të Ukrainës tha të dielën se kishte shenja, që forcat ruse ndoshta po përgatiteshin për t’u larguar nga centrali bërthamor më i madh i Evropës, të cilin e morën në muajin mars, pak pasi filluan sulmin ndaj Ukrainës.

 

 

Rusia dhe Ukraina, të cilat vuajtën së bashku pasojat e aksidentit më të rëndë bërthamor në Çernobil në vitin 1986, kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardim të kompleksit në Zhaporizhia ku ndodhen gjashtë reaktorë bërthamorë.

 

Të dyja palët kanë paralajmëruar për rrezikun e një katastrofe bërthamore. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (IAEA) kërkon krijimin e një zone të mbrojtur përreth centralit.

 

 

Këshilltari i presidentit ukrainas Mykhailo Podolyak tha të dielën se nuk kishte asnjë dyshim që forcat ruse do të largoheshin nga centrali, ku punon ende personeli ukrainas.

 

 

“Vija mbrojtëse ka filluar të tërhiqet drejt kufijve të Federatës Ruse “, tha zoti Podolyak për televizionin ukrainas, duke shtuar se Ukraina do ta rimarrë centralin.

 

 

Ushtria e Ukrainës tha javën e kaluar se rreth 30 ushtarakë rusë ishin plagosur pranë Enerdoharit, qytetit më të afërt me centralin bërthamor. Agjencia e lajmeve Reuters nuk arriti t’i verifikojë këto njoftime.

 

 

Presidenti rus Vladimir Putin vendosi në shtator aneksimin e rajoneve ukrainase Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zhaporizhia, të cilat janë pjesërisht nën kontrollin e forcave ruse. Kievi dhe aleatët perëndimorë e dënuan këtë lëvizje si të paligjshme.

Latest Posts

Ministrja gjermane: Duhet të nisë rindërtimi i Ukrainës

Ministrja gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze, ka thënë se duhet të nisin përgatitjet për rindërtim të Ukrainës dhe riparim të dëmeve të luftës.   Ajo i...

Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Uniformat e Policisë edhe në gjuhën shqipe, Grubi: Mision i kryer me sukses

Në Maqedoninë e Veriut ka hyrë në fuqi Dekreti për uniformat e policisë, të cilin Qeveria e miratoi para një viti në bazë të...