Grubi takon u.d. Ambasadorin Gjerman Otto Graf: Ndryshimet kushtetuese këtë vit!

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, ka pritur në takim ushtruesin e...

Festivali “Teatri Kombëtar Moisiu” i ndan çmimin e karrierës të ndjerit Luran Ahmeti, zbuloni vendimet e tjera të jurisë!

Mbrëmjen e djeshme janë ndarë çmimet e më të mirëve për Festivalin Kombëtar, MOISIU të organizuar në Shkup nën përkujdesje të Ministrisë për Sistem Politik.

Nga Teatri Shqiptar njoftojnë se mes tjerash kanë ndarë edhe çmimin special, atë të Karrierës të cilin juria në përbërje me Bajrush Mjaku, Luiza Xhuvani, Spiro Duni, Melihate Qena dhe Adrian Morina vendosi ti ndajë, aktorit të ndjerë, Luran Ahmeti, njofton indeks.mk

Shfaqja më e mirë e këtij festivali është zgjedhur “TRI MOTRAT” nga Teatri Shqiptar i Shkupit.

Njoftimi i plotë:

Çmimet e Festivalit Teatri Shqiptar MOISIU

Juria në përbërje: Bajrush Mjaku, Luiza Xhuvani, Spiro Duni, Melihate Qena dhe Adrian Morina vendosi:

– Shfaqja më e mirë: TRI MOTRAT, Teatri Shqiptar Shkup

– Regjia më e mirë: QËNDRIM RIJANI, “Tri motrat” Teatri Shqiptar Shkup

– Aktorja më e mirë: ILIRE VINCA, “Babai dhe babai”, Teatri INTEGRA Prishtinë

– Aktori më i mirë: SOTIRAQ BRATKO, “Tregtari i Venedikut”, Teatri “Andon Zako Çajupi”, Korçë

– Aktorja joprotagoniste më e mirë: ELIA ZAHARIA, “Ivanovi”, Teatri Kombëtar i Tiranës

– Aktori joprotagonist më i mirë: ALFRED TREBICKA, “Ivanovi”, Teatri Kombëtar i Tiranës

– Artisti i ri më i mirë: KOSOVARE KRASNIQI, “Babai dhe babai”, Teatri INTEGRA Prishtinë

– Çmimi i karrierës: LURAN AHMETI

– Kostumografia më e mirë: SOFI KARA, “Ivanovi”, Teatri Kombëtar i Tiranës

– Skenografia më e mirë: BEQO NANAJ, “Tregtari i Venedikut”, Teatri “Andon Zako Çajupi”, Korçë

– Kompozimi muzikor më i mirë: TRIMOR DHOMI, “Tri motrat” Teatri Shqiptar Shkup

– Çmimi i dramës shqipe: “BABAI DHE BABAI” JETON NEZIRAJ

Latest Posts

Rikthimi i basteve online/ Fidel Ylli tregon detajet, si do procedohet në vazhdim dhe qëllimi i qeverisë

Rikthimi i basteve online është një ka temat që ka ngjallur mjaft debat në vendin tonë. Të shumtë janë ata që e kanë kritikuar...

Marrëveshja Kosovë – Serbi/ Franca e Gjermania bëjnë thirrje për zbatimin e saj

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se pret që Qeveria e Kosovës të nisë bisedimet për formimin e Asociacionit të komunave...