Grubi: Korridori 8 shumë domethënës për qytetarët, ekonominë dhe për lidhje rajonale

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë – Artan Grubi i shoqëruar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, zëvendësministri Bekim Rexhepi,...

Me flamurin shqiptar në parlamentin serb/ Deputeti guximtar: Duam reciprocitet

Shaip Kamberi është deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin serb.

 

I cilësuar si deputeti guximtar, ai ka ngritur flamurin shqiptar në Kuvend, ku ka folur shqip dhe në sy të gjithë ligjvënësve të tjerë serb ka kërkuar të drejtat e pakicës që janë në Luginën e Preshevës.

 

Në intervistë për Quo Vadis, ai tha se kurajo i buron nga vota që njerëzit i kanë dhënë, ndërsa shton se ka nxjerrë flamurin shqiptar dhe atë shtetëror serb si formë krahasuese për të tentuar të ndërtojmë reciprocitet.

 

Unë nuk e quaj veten guximtar, por e quaj si nëj njeri që duhet të kryeëj detyrën e vet me nder. Thjesht kurajo buron nga vota që njerëzit ma kanë dhënë. Njerëzit shqiptar janë një kohë relativisht të gjatë në politikë, jam përballur me kërcënim, diskriminim, rrahje brutale nga ana e policisë së Serbisë. Jam munduar bashkë me kolegë të tjerë që të ndërtojmë partneritet për të zgjidhur problemet dhe kemi ardhur në përfundim se pas tre marrëveshjesh, Beogradi nuk ka vullnet t’i trajtojë shqiptarët si qytetarë të barabartë.

 

Në gjithë këtë periudhë që kam kaluar, kam parë vuajtjet e njerëzve me të cilët këtu bashkëjetojmë, jam frustruar edhe vetë nga procese politike që nuk kanë dhënë rezultatet e pritura dhe të premtuara, më obligon që në parlament, atje ku u duhet thënë atyre që diskriminojnë të vërtetën në sy, pavarësisht çmimeve që mund të dalin nesër. Unë mundohem të veproj në suazat e asaj që legalja lejon. Kur nxjerr flamurin, kam nxjerrë flamurin shqiptar dhe atë shtetëror serb si formë krahasuese për të tentuar të ndërtojmë reciprocitet.

Latest Posts

Nëse i shihni diku këta dy persona, lajmërojeni menjëherë policinë

Policia shpall në kërkim dy persona nga Drenasi Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim dy persona nga Komuna e Drenasit, pasi dyshohen për veprat...

Berisha kërcënon Ramën para 11 shkurtit: Largohu, ose do përballesh me probleme të mëdha

Teksa ashpërsoi gjuhen ndaj Ramës që refuzoi të merrte pojesë në seancën parlamentare të kësaj të enjte I kërkuar nga opozita për sqarime...

Komisioni Evropian miratoi një donacion shtesë prej 22,5 milionë euro për sistemin rajonal të menaxhimit të mbeturinave

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes për hua me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me të cilën u siguruan 55 milionë euro për zhvillimin e...

Grubi: Korridori 8 shumë domethënës për qytetarët, ekonominë dhe për lidhje rajonale

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë – Artan Grubi i shoqëruar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, zëvendësministri Bekim Rexhepi,...