Vizita e Steinmeier, Grubi: Në rrugën drejt BE kemi përkrahjen e madhe të Gjermanisë

Sot për vizitë në vendin tonë ka qëndruar presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier, ndërsa pjesë e delegacionit ishte dhe Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi.

Diskutuam rreth rëndësisë së miratimit të ndryshimeve kushtetuese, përfundimin e suksesshëm të procesit të skriningut dhe realizimin e reformave, procese këto që padyshim kërkojnë konstruktivitetin e të gjithë faktorit politik në vend, theksoi Grubi pas takimit.

Në rrugën tonë të integrimit në Bashkimin Europian kemi përkrahjen e madhe të Gjermanisë, këtë porosi na e përcolli sot Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier, të cilin e mirëpritëm sot në Qeveri bashkë me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe kolegët ministra.
Diskutuam rreth rëndësisë së miratimit të ndryshimeve kushtetuese, përfundimin e suksesshëm të procesit të skriningut dhe realizimin e reformave, procese këto që padyshim kërkojnë konstruktivitetin e të gjithë faktorit politik në vend.
https://www.facebook.com/photo/?fbid=690732882416233&set=pcb.690733122416209