Agim Ademi e konfirmon: Kosovë-Izraeli, me praninë e publikut

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e planifikuar të zhvillohet më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohet me praninë e...

TË FUNDIT

Mariçiq: Një përpjekje kolektive për anëtarësimin në BE

Procesi i shqyrtimit u zhvillua për 15 muaj, afërsisht 100 ditë, me angazhimin e mbi 1000 pjesëmarrësve dhe përgatitjen e 850 prezantimeve dinamike në...

Grubi uron A.K.V “Emin Duraku” me rastin e 75 vjetorit të themelimit

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Emin Duraku” ka shënuar mbrëmë përmes një manifestimi 75 vjetorin e themelimit, me ç’rast pjesëarrës ishte dhe zëvendëskryeministri i...

Kaosi në Kuvend, Salianji: Rama i vuri flakën parlamentit, po funksionojnë në kushtet e një junte

Pasi buxheti u votua nen për nen në 8 minuta, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla mblli seancën plenare dhe tha se senca e radhës...

Furnizimi me armë, riparimi i rrjetit elektrik në qendër të takimit Blinken – Kuleba

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u zotua sot të vazhdojë mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në një takim me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba. Takimi dy palësh u zhvillua në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bukuresht të Rumanisë. Shefi i diplomacisë ukrainase tha se me homologun amerikan po kërkojnë zgjerimin e numrit të vendeve që do t’i bashkohen luftës kundër agresionit rus në Ukrainë.

 

Furnizimi i Ukrainës me armë dhe rindërtimi i rrjetit të saj të dëmtuar elektrik për t’i mbijetuar dimrit nën bombardimet ruse ishte çështja kryesore në takimin Blinken – Kuleba.

 

“Mbetët shumë e qartë për mua se mbështetja për Ukrainën është e fortë dhe e vendosur. Këtë e kam dëgjuar nga pothuajse të gjithë në takimin e NATO-s”, tha shefi i diplomacisë amerikane, Antony Blinken.

 

Kryediplomati ukrainas, Kuleba tha të mërkurën se diplomatët e NATO-s janë zotuar për armatosjen e Ukrainës, ndërsa njoftoi se me homologun amerikan po punojnë në zgjerimin e koalicionit kundër agresionit rus.

 

Ne duhet të kemi më shumë vende të botës që i bashkohen kësaj lufte të përbashkët”

 

“Populli i Ukrainës do të jetë shumë mirënjohës nëse kjo mbështetje jepet sa më shpejt dhe vazhdon për aq kohë sa është e nevojshme. Me Sekretarin Blinken po kërkojmë nëpër gjithë botën për më shumë ndihmë nga vende të tjera. Ne duhet të kemi më shumë vende që i bashkohen kësaj lufte të përbashkët për një botë që mbështetet në rregulla”, tha ministri ukrainas, Kuleta.

 

Vlerësimet e fundit janë se Rusia ka shkatërruar ose dëmtuar së paku 40% të sektorit energjetik ukrainas, duke lënë miliona pa ngrohje, energji elektrike apo ujë.

 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, akuzoi presidentin rus Vladimir Putin për përdorimin e dimrit si armë kundër popullit të Ukrainës.

 

Presidenti Putin po reagon me më shumë brutalitet dhe po përpiqet t’i lërë ukrainasit pa ujë, energji elektrike, drita dhe ngrohje”

 

“Presidenti Putin po dështon në Ukrainë. Ai po reagon me më shumë brutalitet, duke sulmuar infrastrukturën e gazit, linjat e energjisë elektrike dhe po përpiqet t’i lërë ukrainasit pa ujë, energji elektrike, drita dhe ngrohje”, tha zoti Stoltenberg.

 

 

Rusia ka kthyer pjesë të Detit të Zi në një zonë lufte. Ne shohim raketa nga luftanijet që bijnë mbi qytete të Ukrainës”

“Rusia ka kthyer pjesë të Detit të Zi në një zonë lufte. Ne shohim raketa nga luftanijet që bijnë mbi qytete të Ukrainës. Forcat ruse, natyrisht, bllokojnë portet e Ukrainës, duke shkaktuar atë që ka qenë kriza më e keqe e sigurisë ushqimore në vite”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

 

SHBA-ja njoftoi se do i jap Ukrainës mbi 53 milionë dollarë ndihmë për rrjetin elektrik, krahas 55 milionë dollarëve në ndihma urgjente për gjeneratorë për të ndihmuar në rivendosjen e energjisë dhe ngrohjes./voa

Latest Posts

Mariçiq: Një përpjekje kolektive për anëtarësimin në BE

Procesi i shqyrtimit u zhvillua për 15 muaj, afërsisht 100 ditë, me angazhimin e mbi 1000 pjesëmarrësve dhe përgatitjen e 850 prezantimeve dinamike në...

Grubi uron A.K.V “Emin Duraku” me rastin e 75 vjetorit të themelimit

Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Emin Duraku” ka shënuar mbrëmë përmes një manifestimi 75 vjetorin e themelimit, me ç’rast pjesëarrës ishte dhe zëvendëskryeministri i...

Kaosi në Kuvend, Salianji: Rama i vuri flakën parlamentit, po funksionojnë në kushtet e një junte

Pasi buxheti u votua nen për nen në 8 minuta, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla mblli seancën plenare dhe tha se senca e radhës...

Mos i humbisni

Ish ambasadori Misajllovski e krahason Osmanin me Kisinxherin

Këshilli Ministror i OSBE-së ka përfunduar me sukses – takim ky historik i organizatës që gjatë këtij viti u drejtua nga vendi ynë, u...

Ekzekutimi i Santiago Malkos, Blendi Teta mohon pëfshirjen: Nëse nuk i tregoja vendndodhjen e vëllezërve Duka, Martinaj më kërcënoi se do më muroste

Blendi Teta ka dëshmuar në procesin gjyqësor ku të pandehur në mungesë janë Leonard dhe Elis Duka, Fatmir Hyseni, Oltion Logu, Aleksandër Manxhaku dhe...

Dosja e Prokurorisë: Liridona Ademaj u qëllua me armë nga afërsia

Detaje të reja po dalin rreth ngjarjes tragjike e cila ndodhi në orët e mbrëmjes së 29 nëntorit, datë kjo në të cilën u...

Në tubimin e partisë së Daçiqit në Bllacë këndohet “Vuçiq o p****”

Një video nga Bllaca ku Vuçiqi fyhet rëndë tronditi koalicionin dhjetëvjeçar PPS-PSS, socialistët kërkojnë falje për videon dhe thonë se janë partner besnik. A...

Spasovski: Vanja ka vdekur nga plaga me armë zjarri, janë gjetur dy armë në afërsi të Shkupit

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në një deklaratë të mbajtur mbrëmë në lidhje me pyetjen nëse Vanja, vajza 14-vjeçare, ka qenë e...