Ky ishte reagimi i Messit kur u provokua me fanellë të Ronaldos

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë rivalët më të mëdhenj të futbollit tash e gati dy dekada. Duke e pasur parasysh këtë fakt, disa tifozë...

TË FUNDIT

Rexhepi: Ministria e Transportit dhe Lidhjeve sot lëshoi leje për ndërtimin e qarkores në Tetovë

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi ka informuar në faqen e tij zyrtare në Facebook se sot është lëshuar leja përkatëse për ndërtimin...

Reagim i Dаutit: Cilat janë kriteret e Snezhana Kamilovska Trpovskës për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Antikorrupsionit?!

Një ortek reagimesh ka shkaktuar propozimi për anëtarë të rinj të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, por për arsye të ndryshme, si nga...

Skandal në Veles, zbulohet skema e VMRO-Mickoskit/ Mashtrime në tenderë për t’i dhënë Angjushevit 30 milionë denarë

“Dashuria” mes kryetarëve të komunave të VMRO-DPMNE-së dhe mentorit të “liderit” Hristijan Mickoski është frytdhënëse. Paratë shkojnë nga njëri xhep në tjetrin dhe i...

Rexhepi: Ligji per themelimin e Agjencisë për siguri në komunikacion miratohet në tremujorin e parë të 2023

Zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi, sot mori pjesë në puntorinë e organizuar nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në bashkpunim me Bankën Botërore për kapacitet e menaxhimit të sigurisë rrugore.

Kjo puntori është e organizuar në kuadër të projektit për përmirësin e rrugëve lokale, ku z. Rexhepi ishte panelist gjatë diskutimit për arritjen e konsensusit formal dhe konkluzioneve mbi kapacitetet e menaxhimit të sigurisë në komunikacion si dhe rekomandimet për forcimin institucional të kapaciteteve për menaxhimin e sigurisë në komunikacion.

Sfidat e krijimit të një organi ekzekutiv të sigurisë në komunikacion datojnë që në periudhë 2014-2015 pas rezultateve të qarta të marra në kuadër të projektit për përmirësimin e sigurisë rrugore, financuar nga BE përmes instrumentit IPA, më tej përmes informacioneve të shumta deri në Qeveri dhe konkluzioneve gjatë vitit 2016, si dhe analizave marrë nga Banka Botërore në fund të vitit 2017. Ky proces kompleks vazhdoi me intensitet edhe më të madh gjatë vitit 2018 me ngritjen e Grupit Punues nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve me të vetmin qëllim themelimin dhe funksionalizimin e një organi të tillë – tha Rexhepi.

Në këtë drejtim, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve është duke inicuar procedurën për marrjen e Asistencës Teknike për themelimin e Organit Ekzekutiv për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, financuar përmes BE-së në kuadër të instrumentit EIUF projekt që u realizua gjatë vitit 2020 dhe fillimit të vitit 2021, ku rezultuan 7 raporte në kuadër të projektit të lartpërmendur për krijimin e një organi ekzekutiv.

E gjithë e përmendur më sipër evidenton pa mëdyshje përkushtimin serioz të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Qeverisë për nevojën dhe urgjencën e krijimit të një organi të tillë, duke theksuar mbështetjen e jashtëzakonshme nga BE-ja dhe Komuniteti i Transportit në domosdoshmërinë e krijimit të Sigurisë Rrugore. Agjenci, e cila do të mundësojë një mbështetje të qartë dhe pa ekuivok mbi të gjitha për qytetarët (duke përmirësuar sigurinë e tyre në komunikacion), por do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë pozitiv edhe në ekonominë e vendit tonë.

Aktualisht, projektligji për themelimin e agjencisë për siguri në komunikacion është në konsultime ndërinstitucionale, pas së cilës pritet të dorëzohet në Qeveri. Ligji pritet të miratohet nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut deri në fund të tremujorit të parë të vitit 2023 – përfundoi fjalimin e tijë zëvendës ministri Rexhepi.

Latest Posts

Rexhepi: Ministria e Transportit dhe Lidhjeve sot lëshoi leje për ndërtimin e qarkores në Tetovë

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi ka informuar në faqen e tij zyrtare në Facebook se sot është lëshuar leja përkatëse për ndërtimin...

Reagim i Dаutit: Cilat janë kriteret e Snezhana Kamilovska Trpovskës për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Antikorrupsionit?!

Një ortek reagimesh ka shkaktuar propozimi për anëtarë të rinj të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, por për arsye të ndryshme, si nga...

Skandal në Veles, zbulohet skema e VMRO-Mickoskit/ Mashtrime në tenderë për t’i dhënë Angjushevit 30 milionë denarë

“Dashuria” mes kryetarëve të komunave të VMRO-DPMNE-së dhe mentorit të “liderit” Hristijan Mickoski është frytdhënëse. Paratë shkojnë nga njëri xhep në tjetrin dhe i...

Mos i humbisni

Izraeli e konfirmon: Hamasi liroi 12 pengje, mes tyre 10 gra

Ministria e Mbrojtjes izraelite ka konfirmuar lirimin e 12 pengjeve të Hamasit, mes të cilëve 10 gra izraelite. Pengjet e liruara i janë...

NATO dhe BE zotohen për ruajtjen e qëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor

Ministrat e Jashtëm të NATO-s, po diskutojnë tensionet në Ballkanin Perëndimor, mes thirrjeve për shtimin e pranisë ushtarake të aleancës për shkak të shqetësimeve...

Mucunski: VMRO është kundër që BDI të ketë kryeministër

“Pritja jonë është që Qeveria, gjegjësisht koalicioni qeverisës, të tregojë maturi, ndaj asaj që është përgjegjësi ndaj institucioneve të sistemit. Prej kohësh kemi bërë...

Ahmeti: Shumë breza sakrificë për këtë ditë feste, valoftë gjithmonë flamuri Kuq e Zi!

Nën organizimin e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot u mbajt Akademi Solemne dedikuar 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ahmeti në...