Argjentina dhe Polonia janë skuadrat e radhës të kualkifikuara poër në fazën e 1/8 të kupës së botës.
Duelet e fundit të grupet C kanë dhuruar një finale dramatike. Të paktën sa i takon vendit të dytë, sepse në fakt sa i takon vendit të parë, Argjentina ka treguar se humbja në takimin e parë ndaj Arabaisë Saudite ishte vetëm në aksident.
Kombëtarja albiceleste dominoi totalisht ndeshjen ndaj Polonisë duke fituar me rezultatin 2 me 0, që i dha mundësi marrë vendin e parë me 6 pikë dhe të shmangë Francën në turin tjeter.
Një Argjentinë agresive, me zotërim të madh të topit dhe me raste të krijuara por të pashfrytëzuara në pjesën e parë.
Messi, Akunja, dhe Alvarez ishin protagonist të disa rasteve ne pjesën e parë.
“Pleshti” pati në këmbët e tij shansin më e artë, teksa pas një 11-metersh të fituar nga vete, goditja përballë Shceznit nuk ishte më e mira e mundshme duke i dhënë mundësi portierit polak që të shmangte golin.
Mirëpo gardiani i Polonisë nuk mundi të ndalë dot gjuatjen jo të pakapshme të Mek.Allister në startin e pjesës së dytë. Vetëm një gjuatje me kokë e Glik në 90 minuta ishte shumë pak për skuadrën polake .
Nga ana tjetër goli cliroi edhe me shumë psikologjikisht Argjentinen e cila krijoi vazhdimisht të tjera raste duke gjetur edhe golin e dytë me Alvarez.
Në vazhdim i njejti lojtar por edhe Messi patën mundësi të shumëfishojnë shifrat. Drama më e madhe në fakt ishte gara për vendin e dytë.
Meksika ndonëse e mbylli grupin me 4 pikë po aq sa Polonia shkoi në shtëpi vetëm për një gol diference në raport me europianet ne golavarazin e përgjithshëm. Tanime në fazën tjetër Argjentina do të luajë kundër Australisë ndërsa Polonia ndaj Francës.
Kampionet e botës në fuqi u mundën nga Tunizia 1 me 0 në takimin e fundit në grupin B, por humbja nuk i cenoi vendin e parë. Ndërsa lajmi më i madh erdhi nga dueli Australi-Danimarkë fituar 1 me 0 nga përfaqësuesja e kangureve e cila nxorri jashtë një ekip si danezet që vjet shkuan deri në gjysmfinalet e kampionatit europian.