“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të ashtuquajturit “të zjarrtit”, të pakënaqur me punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, luftojnë për...

Autopsia përfundon e 35 vjeçares, 3 plumba i janë gjetur, një në kokë dhe dy në gjoks


Përfundon autopsia e 35 vjeçares – i janë gjetur tre plumba, një në kokë dhe dy në gjoks.

Rreth orës 13:40 ka përfunduar autopsia e gruas shtatzënë e cila dyshohet se u vra të mërkurën nga ish bashkëshorti i saj në oborrin e Klinikës së Gjinekologji në QKUK.

Sipas burimeve të Telegrafit, gjatë autopsisë së trupit të viktimës i janë gjetur tre plumba, një në kokë dhe dy në gjoks.

“Tre plumba, dy në gjoks dhe një në kokë”, bëjnë të ditur burimet për Telegrafin.

Ndërkaq, trupi i pajetë i 35 vjeçares po iu kthehet familjarëve për ceremoni të varrimit.

Ndryshe, një grua shtatzënë, H.M, dyshohet se është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili nga Shtimja, mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Familjarët e të ndjerës kanë treguar se viktima dhe dorasi kanë qenë të ndarë që pesë muaj.

Motra e viktimës tha se autoritetet kanë qenë të njoftuara për procesin e divorcit të 35-vjeçares dhe problemet me ish-bashkëshortin./Telegrafi

Latest Posts

Shpërndanin drogra të forta në Tiranë/ Gjykata lë në burg 10 personat e arrestuar  (EMRAT)

Gjykata penale la në burg 10 personat e arrestuar ditën e djeshme, pasi shpërndanin drogëra të forta në ambiente të ndryshme të Tiranës.   Në...

Ngjarja tragjike në Tuz/ Iliri vrau Sheilën 19-vjeçare në sy të familjes pasi ajo i tha se nuk e donte më

Në Gjykatën e Lartë në Podgoricë, Ilir Gjokaj ka rrëfyer vrasjen e nëntëmbëdhjetëvjeçares Sheila Bakia para shtëpisë së saj në Tuzi, ku ka plagosur...

Nën betim, Boris Johnson mohon se ka gënjyer për festat në pandemi

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, ka insistuar “me dorë në zemër” se nuk i ka gënjyer kurrë ligjvënësit për disa festa që janë mbajtur gjatë...