Afrim Gashi rikthehet në përqafim të Mickoskit dhe VMRO DPMNE

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe ai i Alternativës, Afrim Gashi janë parë mbrëmjen e sotme në Kuvend. Gjatë daljes nga Kuvendi, kreu i...

Turpërohet Gjermania, eleminohet nga Kupa e Botës

Botërori i Katarit ka dhuruar një tjetër mbrëmje surprizash, por nga ata surpriza vërtet të mëdha. Mjafton të themi që kombëtarja e radhës e eleminuar është Gjermania. Katër herë kampioneve të botës nuk iu mjaftoi fitorja 4 me 2 kundër Kosta Rikes për të qëndruar në kompeticion pasi suksesi i Japonisë kundër Spanjës përmbysi gjërat në grup .

 

Skuadra e Hansi Flick kaloi në avantazh e para me golin e Gnabryt në minutën e 10 por në pjesen e dyte çdo gjë ndryshoi.
Kosta Rika përmbysi rezultatin me anë të Tejeda dhe Vargas .

 

E megjithatë Havertz ktheu gjithçka në favor të Gjermanisë me dy gola të shpejtë në minutat 73 dhe 85, ndërsa Fullkrug në minutën e 91 vulosi suksesin pa vlerë të Gjermanisë.

 

Mirëpo në krahun tjetër Japonia bënte surprizën e madhe ndaj Spanjës duke i lënë të shokuar “pancerat” të cilet mbeten të tretët me golavarazh më të dobët se iberikët. Spanjollët shënuan të parët me anë të Moratës, mirëpo brenda pak minutash në pjesën e dytë aziatikët shënuan dy gola të shpejtë duke gjetur avantazhin që do ta mbanin deri në fund.

 

Vendi i dytë i shkon për shtat iberikeve të cilët shmangin përballjen e mundshme me Kroacinë, Brazilin dhe Argjentinën në rrugëtimin drejt finales, kualifikohen për më tej duke gjetur si kundërshtar Marokun, dhe nxjerrin jashtë Gjermaninë 4 herë fituese të Botërorit, e cila edhe në 2018 ishte eleminuar në grupe. Me pak fjalë me një gur, spanjollët vranë “tre zogj”.

Latest Posts

Shtëpia e Bardhë: Balona kineze përgjimi kanë fluturuar mbi pesë kontinente

Në të shkuarën katër balona spiune kineze kanë fluturuar mbi Shtetet e Bashkuara mbi vendndodhje që konsideroheshin “me interes për kinezët”, tha Pentagoni të...

Pas vizitës në Londër/ Zelensky mbërrin në Paris. Darkë pune me Macron e Scholz

Presidenti francez Emmanuel Macron ka mirëpritur mbrëmjen e kësaj të mërkure, presidentin ukrainas Volodymir Zelensky dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, për një darkë...