Drama e Jeton Nezirajt, ndër përkthimet më të mira në maqedonisht

“Ballkan Bordelo” nga Jeton Neziraj, është njëra nga tri veprat e autorëve ballkanikë që është përzgjedhur për botim në gjuhën maqedonase. Përkthimin e kësaj drame...

Merrej me ndërtimtari, shkupjani gjendet i vdekur në vendin e tij të punës

Një shkupjan 40-vjeçar, që merrej me ndërtimtari, ka ndërruar jetë në vendin e punës, përcjell TV21. MPB njofton se me urdhër të Prokurorisë është kryer autopsi ndërsa trupi i pajetë më pas i është dorëzuar familjes.

“Me datë 03.12.2022 në ora 09:00 në SPB-Shkup është raportuar se në një objekt në ndërtim e sipër në rrugën “Orce Nikolov” është gjetur i vdekur V.L.(40) nga lagja Ilinden në Shkup, punëtor në një ndërmarrje ndërtimore në Shkup. Vdekjen e ka konstatuar ekipi i Emergjencave Mjekësore, ndërsa hetimet i kanë kryer ekipi i SPB-Shkup dhe Inspektorati i Punës. Me urdhër të Prokurorit Publik ndaj trupit të të ndjerit është bërë autopsi, e më pas i është dorëzuar familjes për varrim”, thonë nga MPB.

Latest Posts

Grubi priti në takim Xhaçkën: Integrimi në BE interes i shtetit dhe qytetarëve

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi priti në takim ministren për Europë...

Gjermania i dorëzon Ukrainës 18 tanke Leopard 2

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë marrë 18 tanke moderne luftarake Leopard 2A6 nga Gjermania, konfirmoi të hënën kancelari Olaf Scholz gjatë një konference...

Ministrja gjermane: Duhet të nisë rindërtimi i Ukrainës

Ministrja gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze, ka thënë se duhet të nisin përgatitjet për rindërtim të Ukrainës dhe riparim të dëmeve të luftës.   Ajo i...