Grubi takon u.d. Ambasadorin Gjerman Otto Graf: Ndryshimet kushtetuese këtë vit!

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, ka pritur në takim ushtruesin e...

Afera e inceneratorit të Fierit/ SPAK mbyll hetimet, Bllako përgjegjës për korrupsion dhe shpërdorim detyre

SPAK ka mbyllur hetimet për inceneratorin e Fierit

 

Sipas Prokurorisë së Posaçme, ish deputeti Alqi Bllako, të cilit iu komunikua akuza, është përgjegjës për korrupsionin dhe shpërdorim detyre.

 

Pritet që në vijim akuzat t’i komunikohen edhe personave të tjerë të akuzuar në këtë dosje, përfshi edhe ish ministrin Lefter Koka.

 

Avokatët ndodhen në SPAK dhe po njihen me vendimin e prokurorëve, ndërsa kanë afat 10 ditë për të dorëzuar provat e tyre, para se dosja të shkojë në gjykatë.

 

SPAK për këtë dosje mori nën hetim edhe 11 persona të tjerë disa javë më parë të akuzuar se nëpërmjet një skeme mashtrimi me fatura fiktive kishin përfituar miliona lekë.

 

Bëhet me dije se pas sekuestrimit të kompjuterit të ish deputetit pas marrjes së tij si i pandehur, janë gjendur prova që e implikojnë atë në korrupsion të zyrtarëve të lartë. Sipas SPAK

 

Alqi Bllako ka shkëmbyer e-maile nga adresa e tij private me administratorin e kompanisë “Alb tek energy”, Klodian Zoton duke e informuar këtë të fundit mbi procedurën e dhënies me koncension të Inceneratorit të Elbasanit. Referuar dosjes ai i përcillte Zotos, e-mailet e zyrtarëve të ministrisë së mjedisit mbi proceduratë që duhet të ndiqte për të fituar të drejtën e ndërtimit të Inceneratorit të Elbasanit.

 

Referuar hetimeve të kryera këto kontakte janë mbajtur në kohën që Bllako ushtronte detyrën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe prokuroria ka dyshime se ish-depuetit të ketë paracaktuar garën duke shpallur fituese kompaninë që përfaqësohej nga Zoto.

Latest Posts

Rikthimi i basteve online/ Fidel Ylli tregon detajet, si do procedohet në vazhdim dhe qëllimi i qeverisë

Rikthimi i basteve online është një ka temat që ka ngjallur mjaft debat në vendin tonë. Të shumtë janë ata që e kanë kritikuar...

Marrëveshja Kosovë – Serbi/ Franca e Gjermania bëjnë thirrje për zbatimin e saj

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka deklaruar se pret që Qeveria e Kosovës të nisë bisedimet për formimin e Asociacionit të komunave...