
Anglia fitoi lehtësisht 3-0 ndaj Senegalit dhe siguroi një biletë për në cerekfinale.
Tashmë djemtë e Gareth Southgate do të përballen me Francën në fazën tjetër.
Tre Luanët e nisën ndeshjen me ritme te ulta dhe pse qëllimet i kishin mjaftë rë qarta.
Senegali nga ana tjetër ishte i mbyllur në prapavijë duke lënë shumë pak hapësira.
Megjithatë, rezultati u zhbllokua në minutën e 38 nga një aksion i shpejtë i anglezëve , Henderson ishte ai që nuk gaboi duke dërguar topin në rrjetë.
Ndërkohë anglezët nuk e lanë me kaq dhe në minutat shtesë të pjesës së parë shënuan edhe golin e dytë me anë të kapitenit Harry Kane.
Në episodin e dytë anglezet trefishuan shifrat me një gol të Sakas .Talenti i Arsenalit realizoi edhe golin e tij të tretë në këtë Botëror.
Ndeshja nuk pati më histori dhe u mbyll me festën e anglezëve, të cilët i pret një finale e parakoshme perballë gjelave të Francës.