Talat Xhaferi: Me ligj zbatojmë kërkesat e kahmotshme të qytetarëve

Sonte, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe kryetari Ali Ahmeti kanë mbajtur tubim në Çair në një pritje jashtëzakonisht e madhe nga aktivistët e BDI....

Konfirmohet vdekja e një shqiptari me nënshtetësi norvegjeze në një burg në Serbi


Më 26 nëntor një shqiptar dyshohet se ka vdekur në një burg të Beogradit.

Disa lexues të KlanKosova bënë me dije se i ndjeri me inicialet A.Z., është nga qyteti i Pejës me nënshtetësi norvegjeze.

Ministria e Jashtme të Norvegjisë ka konfirmuar për Klankosova .tv se një person me nënshtetësi norvegjeze ka vdekur në një burg në Serbi, por pa dhënë detaje tutje nëse viktima është një kosovar.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë është në dijeni për vdekjen e një shtetasi norvegjez në Serbi. Shërbimi i Jashtëm norvegjez i ka njoftuar të afërmit dhe ka ofruar ndihmë konsullore. Autoritetet lokale janë përgjegjëse për kushtet e burgjeve në Serbi, duke përfshirë shëndetin dhe sigurinë e të burgosurve. Çdo pyetje në lidhje me një hetim të mundshëm të rrethanave të vdekjes duhet t’u drejtohet autoriteteve serbe”, thuhet në përgjigje.

Lajmi është konfirmuar për Klankosova .tv edhe nga familjarët.

Akoma nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur rasti.

Lidhur me rastin Klankosova ka pyetur edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, duke i adresuar pyetje Zyrës Ndërlidhëse në Beograd, por deri më sot nuk ka përgjigje lidhur me rastin.

Latest Posts

Vizita e Xi Jinping në Moskë/ Blinken: Kina po mbulon diplomatikisht krimet e luftës së Rusisë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar pas takimit mes presidentit kinez Xi Jinping me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë. Sipas...

“Aktivisti” po shqyrtohet në KQZ/ Celibashi: Do marrim vendim

Komisioneri i KQZ, Ilirian Celibashi në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus bëri me dije se institucioni që ai shqyrton ka marrë në vlerësim...