“Uragani” Ahmeti do t’i fryjë “të zjarrtit”

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të ashtuquajturit “të zjarrtit”, të pakënaqur me punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, luftojnë për...

Samiti BE – Ballkani Perëndimor nesër në Tiranë

Konfirmimi i rëndësisë kyçe të partneritetit strategjik ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, si një rajon me perspektivë të qartë të BE-së, është mesazhi kryesor i Samitit BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet nesër në Tiranë.

Ky është samiti i parë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në një nga gjashtë vendet e rajonit.

Temat kryesore të Samitit, siç u njoftua, janë trajtimi i përbashkët i pasojave të agresionit rus kundër Ukrainës me fokus në efektet negative në sigurinë energjetike dhe disponueshmërinë e ushqimit në rajon, por edhe të konsiderohen veprime të koordinuara për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, siç është lufta kundër dezinformatave nga jashtë dhe përmirësimi i sigurisë kolektive kibernetike.

Liderët nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor do të diskutojnë thellimin e pjesëmarrjes politike, me fokus të veçantë tek të rinjtë, si dhe përpjekjet e përbashkëta për të menaxhuar migracionin përgjatë rrugës së Ballkanit Perëndimor, që nënkupton gjithashtu harmonizimin e politikës së BE-së për liberalizimin e vizave dhe bashkëpunimin për sistemin e riatdhesimit.

Të 27 vendet anëtare të BE-së dhe partnerët nga të gjashtë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor janë të ftuar në Samit. Ende nuk është konfirmuar prezenca e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por përfaqësuesit e BE-së në brifingun e sotëm në prag të Samitit shprehën besimin se Serbia do të përfaqësohet në nivelin më të lartë.

Para fillimit të Samitit, operatorët e Telekomit nga vendet e rajonit dhe të BE-së pritet të nënshkruajnë një deklaratë, si hapi i parë për uljen e çmimeve të roaming nga tetori 2023.

Procesi, siç informuan përfaqësuesit e BE-së, do të vazhdojë dhe operatorët do të negociojnë për të arritur qëllimin përfundimtar. Operatorët, siç theksojnë, nuk kanë asnjë detyrim ligjor dhe këtë e bëjnë nga angazhimi i tyre ndaj vendimit për uljen e çmimeve të shërbimeve roaming.

Lidhur me idenë e integrimit gradual të rajonit me BE-në dhe cilat faza dhe fusha janë planifikuar, siç sqaroi një nga përfaqësuesit e BE-së në konferencën e sotme, shembull i mirë i kësaj është tregu i përbashkët, i cili është një hap kyç drejt harmonizimit dhe integrimit të tregut në Ballkanin Perëndimor me tregun e BE-së dhe qëllimi është që ky shembull të përsëritet në sfera të tjera, si roaming dhe krijimi i një platforme të përbashkët për tregtinë e energjisë.

Udhëheqësit pritet të miratojnë përfundimisht një deklaratë të përbashkët.

Për sa i përket konformitetit të tekstit të deklaratës dhe nëse ajo është konfirmuar nga të gjithë liderët, përfaqësuesit e BE-së në konferencën e sotme shprehën besimin se të gjashtë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor do ta nënshkruajnë atë dhe kështu do të dërgohet një mesazh i fortë.

Lidhur me tonin e deklaratës dhe nëse do të ketë mesazhe politike nga Samiti, përfaqësuesit e BE-së përmbledhin se në fokus do të jetë rëndësia e partneritetit strategjik mes BE-së dhe rajonit, si dhe riafirmimi dhe përshpejtimi i integrimit të rajonit në BE, por edhe se vendet do të lëvizin më shumë dhe më shpejt nëse janë një partner që ndërmerr reforma dhe respekton parimet e BE-së, si shteti i së drejtës, sundimi i ligjit dhe politikat e qeverisjes së mirë, me theksimin se është jo vetëm për sjelljen e ligjeve dhe reformave, por edhe zbatimin e tyre dhe ndërtimin e një historie të mirë në këtë drejtim.

Pas seancës plenare të Samitit të BE-së – Ballkani Perëndimor, në orën 14:30 me orën lokale është caktuar një konferencë për media.

Samiti BE – Ballkani Perëndimor është pjesë e agjendës strategjike të Këshillit të Evropës 2019-2024. Samiti i mëparshëm BE-Ballkani Perëndimor u mbajt në Brdo pranë Kranj në Slloveni në tetor 2021.

Latest Posts

Berisha prezanton kandidatin për Burrelin: Bojkoti i zgjedhjeve vendore, gabim që nuk përsëritet

Kreu i “Foltores”, Sali Berisha edhe këtë të enjte ka vijuar prezantimin e kandidatëve të tij për zgjedhjet vendore të 14 majit. Këtë herë...

Irani dënon me vdekje pesë persona që thotë se punuan për Izraelin

Një gjykatë në qytetin veriperëndimor të Iranit, Urmia, ka dënuar me vdekje pesë persona – katër burra dhe një grua – të cilët...

Shpërndanin drogra të forta në Tiranë/ Gjykata lë në burg 10 personat e arrestuar  (EMRAT)

Gjykata penale la në burg 10 personat e arrestuar ditën e djeshme, pasi shpërndanin drogëra të forta në ambiente të ndryshme të Tiranës.   Në...